• |
ide | kryesore

Vazhdon përplasja/ LSI i kujton Bashës votat që e bënë kryebashkiak të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vazhdon përplasja mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Shkak është bërë deklarata e kryetarit të PD-së Lulzim Basha se “sekreti” për fitoren ndaj Edi Ramës për bashkinë e Tiranës në vitin 2011 ishte mospërfshirja në fushatë e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Pikë së pari dua ta them qartë sepse është një fakt i ditur publikisht që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garë të drejtpërdrejtë për bashkinë e Tiranës. Nuk e kam thënë çelësin e fitores deri më sot, por tani është momenti ta them.

Ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Tiranën. Gjatë këtyre viteve ekspertë dhe kompani të specializuara të fushatave elektorale në bazë të studimeve të tyre kanë rekomanduar vazhdimisht moskandidimin e Sali Berishës në raport me interesat elektorale me Partinë Demokratike,” – tha Basha.

Pas kësaj deklarate ka reaguar deputetja e LSI-së Erisa Xhixho. Në një koment në Facebook ajo renditi 3 arsyet e fitores së Bashës.

“Tre çelësat e fitores të z.Basha në Bashkinë e Tiranës në 2011:
1 – 23 mijë votat e LSI për ty që kurrë si meritove.
2 – 1500 votat që Hysni Milloshi ia hoqi Edi Rames si aleat i LSI dhe i regjistruar prej saj.
3 – 50 votat që t’i mbrojti Arben Ristani si Kryetar i KQZ,” – shkroi ajo.

Përplasja e hapur mes ish-aleatëve të zgjedhjeve të 25 prillit nisi pas deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi për ndarjen e mandateve. Ai tha se LSI-së i ishin ofruar 15 mandate të sigurta për të dalë në një listë të përbashkët, por ishte refuzuar me pretendimin se do fitonin të vetë 34 mandate. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Parti me baxhelle se kjo e jotja moj bibe, nuk besoj te ekzistoj ne rruzullin toksor. Kur ke surrat edhe ju te permwndin vota o zot hapu dheee. Ju mjeshtrat e vlerjeve te votave

  2. Po mos te kishte qen per pd dhe kete kafshen qe eshte terbuar ne foltore, ju shushunjat é lsi as ne enderr nuk do e shihnit pushtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *