• |
ide | kryesore

Video/ Henderson bën Messin me mbrojtësit kuqezi, Kane dygolësh: Anglia bën poker

-Instant, Sport, Video



E paaftë të mbrohet, naive në markim. Shqipëria pëson edhe golin e tretë pa u mbushur ende gjysëm ore loje. Në minutën e 28 Henderson bëri cfarë deshi në qendër të mbrojtjes kuqezi dhe mposht përsëri Strakoshën. As Veseli e as Ismajli nuk mundën të ndalonin mesfushorin anglez, që shënoi golin e dytë në karrierë me përfaqësuesen.

Gjërat vetëm përkeqësohen për Rejan, sepse në minutën e 32 Anglia shënon edhe golin e katërt. Kane këtë herë, i mbajtur në lojë nga Veseli, lëshon një diagonale, ndaj të cilës Strakosha nuk është i pakapshëm, duke fiksuar pokerin në një mbrëmje për tu harruar për kuqezinjtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *