• |
ide | kryesore

Covid-19/ 587 raste të reja, 3 humbje jete

-Instant, Lajme, Të fundit



Shqipëria ka shënuar në 24 oërt e fundit 587 raste të infektimeve nga Covid-19 dhe 3 humbje jete. Shifrat vijojnë të qëndrojnë ende të larta në vend, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 49 vjeç nga Patosi, një qytetar 63 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Ballshi.
Në vendin tonë janë 8,401 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *