• |
ide | kryesore

Irani kryeson grupin për në Katar, por Federata e ka braktisur : “Kemi një vit që i lajmë vetë uniformat”

-Instant, Sport



Pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera të deritanishme të Iranit, ekipi kombëtar është braktisur nga Federata e futbollit vendase. Pas fitores ndaj Libanit, përmes profileve zyrtare sociale, skuadra, me petkun e futbollistëve, ka dashur të bëjë të njohur një situatë vërtet të vështirë.

“Fitoret tona janë bërë një gjë normale (për Federatën) dhe në vend që të na mbështesin më shumë, na kanë harruar fare”, ishte mesazhi i shpërndarë fillimisht në Instagram nga Irani. “Është koha të informojmë njerëzit për problemet që po e mundojnë kombëtaren. Gjëra që nuk janë të denja për emrin e vendit tonë. Prej një viti kemi veshur gjithmonë të njëjtat uniforma, pasi i kemi larë vetë. Jemi përballur me vështirësi gjatë kampit stërvitor në Liban, por askush nga Federata nuk u ankua”.

Fjalë që janë ende të lexueshme në Tëitter, ku mesazhi për ndihmë është fiksuar në krye të faqes. Kujtojmë se Irani po lufton për t’u kualifikuar në Kupën e Botës në Katar në vitin 2022 dhe aktualisht kryeson grupin e tij me 13 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *