• |
ide | kryesore

“Marifeti” i Mauro Icardit shpëton martesën: i shet Wanda Naras të drejtat deri në 2050

-Instant, Sport



Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi, ka transferuar asetet, të drejtat sportive dhe ato të imazhit te gruaja dhe menaxherja e tij Wanda Nara deri në vitin 2050. Lajmi mbërrin nga Argjentina dhe raportohet nga TYC Sports. Lëvizja e futbollistit ka një arsye të qartë: të shpëtojë martesën pas trazirave të ditëve të fundit. Duhet patur parasysh se çifti ishte në prag të divorcit kur Wanda mësoi se sulmuesi 28-vjeçar i PSG-së kishte një të dashur. Megjithatë, në fund të tetorit, ata bënë paqe. Më pas u kthyen zërat për një ndarje të re, përpara se dje të konfirmohej paqja me një video në Instagram të çiftit në Dubai. Por sic duket tani edhe paqja është biznes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *