• |
ide | kryesore

Mbërriti në stërvitje me 3 minuta vonesë: Xavi bën shembull Dembele

-Instant, Sport



Dembele sic duket nuk e kishte kuptuar se te Barcelona dicka ka ndryshuar me ardhjen e Xavit në pankinë. Jo vetëm zërat për një kontratë të lidhur me prezencat në fushë, për rinovimin me sulmuesin francez, por tani edhe diktati që ish-mesfushori kërkon të vendosë në Kamp Nou për të mos e lënë situatën ti dalë nga kontrolli, duke qenë se klubi është në një pozitë delikate, edhe financiare.

Kështu, nuk e kishte menduar kurrë Ousmane Dembele se tre minuta vonesë do ti jepnin gjobën e parë të epokës Xavi. Trajneri i ri i Barcelonës vendosi të gjobisë anësorin francez për sjellje të pahijshme. E gjitha, sepse lojtari mbërriti në terrenin e stërvitjes me tre minuta vonesë. Më parë, trajneri i ri katalanas ka lajmëruar një sërë rregullash të reja, për shembull duke i detyruar futbollistët të vijnë në stadium deri në një orë e gjysmë para stërvitjes.

E pakuptueshme një neglizhencë e tillë e Dembele, në kohën kur Xavi është i vetmi që insiston në rinovimin e kontratës së sulmuesit. Sipas gazetës katalanase “Sport”, klubi do t’i propozojë francezit një marrëveshje të stilit Alemany. Emrin e ka marrë nga drejtori teknik i blaugranave, e që e ka përdorur këtë metodë si në kohën kur ishte në krye të Mallorcas, ashtu dhe të Valencias. Ideja është të ulet tarifa fikse e Dembeles, por në të njëjtën kohë të sigurohet që me një numër të mirë aktivizimesh paga të jetë po ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *