• |
ide | kryesore

“Shkoni mer q*huni”: zyrtari i FSHF-së ‘shpërthen’ kundër tifozëve dhe mediave pas 5-0 me Anglinë

-Instant, Sport



Nuk është gjuha që duhet të përdorë një zyrtar i komunikimit me median, që Federata Shqiptare e Futbollit e ka punësuar pikërisht për nivelin e komunikimit. E megjithatë Andi Verçani, ose e ka harruar këtë, ose ka patur motive të tjerë pas shpërthimit në rrjetet sociale kundër tifozëve të irrituar nga turpërimi 5-0 në Angli, apo edhe kundër mediave që nuk kishin fjalë për të shprehur zhgënjimin.

Me një koment fyes në rrjetet sociale Vercani ka sulmuar: “Para një muaji këta ishin heronj për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë donin të ishin në ‘AIR Albania’. Sot këta qenkan turpi i kombit. Shkonin mer q*huni.”. Aspak e bukur për cilindo që ka të mësuar ndonjë normë etike e jo më për atë që duhet ti bëjë PR-in FSHF-së.



2 Comments

  1. Ta lexoje kete Zoti Rama! Krimi ka marre zemer.Pas fjales te ZOTIT Edi.”Kokat hengshin.Per cilet e ka fjalen?Dhe pastaj vriten policet.Dhe bejne “Heronj”Jo politika e ZOTIT Edit.Eshte GABUAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *