• |
ide | kryesore

Video/ Tetë gola Kazakistanit për një kualifikim: Franca e Belgjika shkojnë në Katar, Hollanda befasohet në fund

-Instant, F1, Sport, Video



Raundi i parafundit kualifikues për Kupën e Botës Katar 2022, përsa i përket grupeve D, E dhe F, i ka dhuruar fluturimin për në Kampionatin e ardhshëm botëror, nëntorin e ardhshëm, Francës dhe Belgjikës. Kampionët në fuqi të botës shpartalluan lehtësisht Kazakistanin: 8-0 me pokerin e Mbappe dhe një dygolësh të Benzema. Djajtë e Kuq mposhtën Estoninë me rezultatin 3-1. Akoma asgjë për të festuar për Holandën, e rikuperuar 2-2 nga Mali i Zi në fund të ndeshjes, ndërsa Turqia fiton me goleadë.

GRUPI D
Kampionët e botës në fuqi të Francës mund të mbrojnë zyrtarisht titullin e tyre pas një viti në Kupën e Botës në Katar 2022. Siguria matematikore ka ardhur pas rezultatit 8-0 në shtëpi kundër Kazakistanit. Në ditën e përvjetorit të gjashtë të masakrës së Bataclan (një minutë heshtje u mbajt para fillimit), trigolëshi i Mbappé (6′, 12′ dhe 32′) e thjeshtoi takimin. Në fillim të pjesës së dytë, Benzema i dhuroi vetes dygolëshin personal (55 ‘dhe 59’), me Mbappe që dha edhe një asist. Rabiot, Griezmann dhe Mbappé sërish (poker personal) mbyllën sfidën në 8-0. Kështu, 15 pikët në renditje i garantojnë akses në Kampionatin Botëror Gjelave. Finlanda e përmbushi detyrën në fushën e Bosnje-Hercegovinës dhe kaloi në vendin e dytë (me 11 pikë) Ukrainën, me të cilën do të luajë për të kaluar në play-off në mars. Pavarësisht nga një penallti e humbur nga Pukki (dhe kartoni i kuq i Raitala), Forss, Lod dhe O’Shaughnessy mposhtën boshnjakët 3-1. Të martën në mbrëmje, ndeshjet e fundit vendimtare: Finlandë-Francë dhe Bosnje-Ukrainë. Kjo e fundit tashmë në vendin e tretë në grup me 9 pikë.

GRUPI E
Belgjika do të përpiqet të përmirësojë vendin e tretë të fituar në Rusi 2018, pasi është kualifikuar aritmetikisht për Kupën e Botës 2022 një ndeshje para kohe. Fitorja ndaj Estonisë ishte vendimtare për të rrëmbyer zyrtarisht kalimin: Benteke (11′) zhbllokoi ndeshjen, Carrasco (53′) dyfishoi. Sorga ngushtoi diferencën (70′) por kjo nuk mjaftoi, sepse Hazard paketoi 3-1 në fund të takimit. Me këto 19 pikë (në pritje të ndeshjes së fundit në Grupin E) belgët do të fluturojnë drejt Katarit. Uellsi mundi Bjellorusinë 5-1 dhe tani, në tre ditë, ata do të duhet të mbrojnë fuqishëm vendin e dytë (14 pikë) kundër Republikës Çeke (11). Ramsey zhbllokon në minutën e 3′; asist i Bale i dhuroi Williams 2-0 në minutën e 20′. Goli i tretë i Ramsey (penallti në 50′), para se Davies (77′) dhe Roberts (89′) të mbyllnin llogarinë. Uells-Belgjikë dhe Çeki-Estoni do të jenë dy ndeshjet e fundit të këtij raundi kualifikues.

GRUPI G
Nëse Franca dhe Belgjika festojnë paraprakisht kualifikimin e tyre në Kupën e Botës 2022, Hollandës i duhet të presë ende të paktën tre ditë, pasi u ndalën në mënyrë sensacionale në 2-2 nga Mali i Zi dhe për këtë arsye ende nuk e kanë sigurinë aritmetike për të fluturuar në Katar pas 12 muajsh. Avantazh i miqve në minutën e 25 me penalltinë e shndërruar në gol nga Depay, i cili më pas nënshkroi dygolëshin në minutën e 54; Vukotiç (82′) dhe Vujnoviç (86′) morën një barazim të çmendur në fund të ndeshjes. Tashmë janë 20 pikë të shënuara në grupin G nga skuadra e drejtuar nga van Gaal. Turqia shfrytëzoi maksimalisht barazimin pa gola mes Norvegjisë dhe Letonisë për të arritur kombëtaren skandinave në vendin e dytë në grup me 18 pikë (dhe me një gol diferencë që shpërblen tani Gjysëmhënat). Dygolëshi i Dervisoglu dhe golat e Akturkoglu, Dursun, Demiral e Muldur, fiksuan 6-0 ndaj Gjibraltarit. Ndeshjet e së martës, përkatësisht (Holandë-Norvegji dhe Mali i Zi-Turqi) do të jenë vendimtare për fatin e Holandës, Turqisë dhe Norvegjisë. Gjithçka mund të ndodhë ende.

UEFA Qualification: 1st Round: Group D World Cup
Bosnia and Herzegovina 1-3 Finland
France 8-0 Kazakhstan
UEFA Qualification: 1st Round: Group E World Cup
Belgium 3-1 Estonia
Wales 5-1 Belarus
UEFA Qualification: 1st Round: Group G World Cup
Norway 0-0 Latvia
Turkey 6-0 Gibraltar
Montenegro 2-2 Netherlands



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *