• |
ide | kryesore

Vijojnë tensionet në PD/ Vokshi: Lulzim Basha grabit faqen e forumit të gruas

-Instant, Lajme, Të fundit



Tensionet mes kreut të Partisë Demokratike dhe kryetares së Forumit të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë vijojnë të thellohen. Së fundmi, deputetja Vokshi ka dalë në një deklaratë ku thotë se personi përgjegjës për Organizimin Dixhital të Partisë, ka marrë kontrollin e faqes zyrtare në Facebook të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë dhe bën propagandë.

“Kohë më parë i kisha dhënë personit përgjegjës për Organizimin Dixhital të Partisë akses si administrator në faqen zyrtare të Facebook të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, me qëllim që të postonte direkt veprimtaritë e rëndësishme të PD-së. Por, disa ditë më parë, faqa e LDGSH u “grabit” duke hequr nga administratore e çdo lloj aksesi gratë, përfshi dhe mua, që administronim faqen. Ky është një veprim i paligjshëm, tinzar prej besëpreri, duke shfrytëzuar mirëmbesimin që ju kishim dhënë për akses në faqen e LDGSH.

Tani që e kanë grabitur atë, postojnë propagandën e Lulzim Bashës. Shtiren si gra, dhe ofrojnë në emër të LDGSH edhe sulmet që lidershipi aktual i bën forumit të gruas dhe gjithë anëtatarëve të partisë”, thuhet në reagimin e Vokshit.

 



3 Comments

  1. Kada-kadalë, ditë të zeza kanë me ju pa sytë, o SHQUP-ista. O Namut, thuaja edhe Gëlbazës. Kot nuk keni pas vra vedin me 25 prill…

  2. JE BERE SI LENKA E PARTISE DEMOKRATIKE, APO SI NEXHMIJA E FRONTIT DEMOKRATIK, APO SI ISHPIONERE E RINISE KOMUNISTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *