• |
ide | kryesore

Cafu trazon dy të mëdhenjtë: “Neymar ka më shumë talent se CR7 e Messi, por nuk i bën gjërat si duhet”

-Instant, Sport



Neymar ka më shumë talent se Messi dhe Cristiano Ronaldo, por nuk e përdor siç duhet. Cafu kurorëzon dhe … kritikon bashkatdhetarin e tij. Në një intervistë për Marca-n, ish-anësori i djathtë i Romës dhe Milanit, dy herë kampion bote, shpjegon, pa lënë shumë hapësirë interpretimi, cilat janë dallimet karakterizuese mes bashkatdhetarit të tij dhe dy fenomeneve që kanë monopolizuar futbollin botëror në dekadën e fundit.

Më tepër një çështje aplikimi, sesa teknike. “Në një nivel thjesht teknik, Neymar është edhe më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe Messi, por ai duhet të mësojë të marrë përgjegjësinë në fushë dhe të jetë një lider. Një kapiten, një pikë referimi për shokët e tij. Dhe mbi të gjitha ai duhet t’i përkushtohet 100% futbollit. Për shembull, nuk kam qenë një nga mbrojtësit më të mirë nga pikëpamja teknike, por duke iu përkushtuar vetëm futbollit arrita të bëhem profesionist”.

DANI ALVES – Ish-mbrojtësi i krahut ka shfrytëzuar rastin për të folur edhe për rikthimin e bashkatdhetarit Dani Alves në Barcelonë. “Nuk më befasoi, e dija tashmë, kisha folur me të. Ishte në shtëpinë time dy muaj më parë në Sao Paulo dhe më tha se kishte mundësi të kthehej në Barcelonë. I thashë se më dukej një ide e mrekullueshme. Mendoj se çdo futbollist i madh e di se kur duhet të ndalet apo jo dhe nuk duhet t’i lejojë të tjerët të marrin atë vendim për të. Ai është i fokusuar dhe mendoj se Barcelona ka bërë një goditje të mirë”.

SPANJA – Edhe Cafu kishte mundësinë të luante në Spanjë, por me Real Madrid e me Roberto Carlos: “Kam pasur mundësinë të luaj për Real Madrid në vitin 1992, kur San Paolo luajti për titullin e parë botëror për klube”. E ishte pikërisht kjo situatë që më pas e çoi Cafu në tjetër vend. “Reali kishte biseduar me mua dhe klubin, por ata nuk më lanë të shkoja edhe pse kishin një paramarrëveshje me Real Madrid. Megjithatë, në atë periudhë luhej Copa Libertadores dhe nuk më lanë të shkoja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *