• |
ide | kryesore

Manchester United po përdor Ronaldon për të bindur Zidane, por më i suksesshëm duket plani B

-Instant, Sport



Mes shumë trajnerëve që ka pasur në karrierën e tij, nuk ka dyshim se Zinedine Zidane është një nga ata me të cilët e ka gjetur veten më së miri. Kjo është arsyeja pse drejtuesit e Manchester United po përdorin Cristiano Ronaldon për të bërë ish-trajnerin e tij, në kohën e Real Madridit, të superojë të gjitha dyshimet që ka për të marrë drejtimin e Djajve të Kuq. Dhe po për të njëjtën arsye, për momentin, ata po fokusohen me vendosmëri tek Brendan Rodgers, tekniku aktual i Leicester, për zëvendësimin, për shumë i konsideruar i pashmangshëm, e Solskjaer.

Sipas asaj që bën të ditur Sunday Times, Zidane nuk duket shumë i bindur për projektin e United dhe nuk është mister që ai do të dëshironte të rikthehej në pankinë vetëm në rast të një thirrjeje nga kombëtarja franceze apo Juventusi. Ideja e drejtuesve të Djajve të Kuq do të ishte të shfrytëzonte marrëdhëniet e mira mes dy ish-lojtarëve të tij të Real Madridit, Ronaldo dhe Varane, me të cilët Zizou ka një marrëdhënie të shkëlqyer, për të bindur trajnerin fitues tre herë radhazi të Champions të pranojë ofertën e Manchester United.

Një strategji që për momentin nuk ka shumë shanse suksesi, ashtu si dhe hipoteza Ten Hag, një tjetër emër shumë i mirëpritur për klubin anglez. Kjo është arsyeja pse duket e sigurt se kur Solskjaer të detyrohet të braktisë drejtimin teknik të skuadrës, emri në pole position për ta zëvendësuar është ai i Brendan Rodgers.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *