• |
ide | kryesore

Në kulmin e përplasjes me Berishën/ Basha mbledh të hënën kryesinë e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e nesërme Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë e saj. Në një mesazh drejtuar anëtarëve të saj, Sekretari i Partisë Demokratike bën me dije se mbledhja do të bëhet në orën 16:00.

Në këtë mbledhje do të ketë diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj.

NJOFTIMI

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite:
“Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Grupit, Kati i II, Selia Qendrore e PDSH.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi



7 Comments

  1. O Lul. Ne dac mbidhe ne dac mos e mblidh ate palo kryesi, sepse Cezari e kaloi rubikonin, zaret u

    hodhen dhe pas dates 12 Dhjetor vec po u mblodhet per kafe se per gje tjeter nuk u ka kush ne

    llogari.

  2. Idealizmi dhe heroizmi që ka kanë një korrelacion organik.

    Tragjizmi.

    Komizmi.

    Metamorfoza e personazhit politik të trefishtë Sali Berisha që në këto tre dekada ka kaluar nga idealizmi heroik në tragjizëm, tani është në dimensionin e fundit, atë komik.

    Foltoret e organizuara nga ai shëmbëllejnë me komeditë e Aristofanit, ku do të apostrofoj retë dhe zogjtë.

  3. Bo bo ca Qelbesire.

    Ben sikur asgje nuk po ndodh dhe NUK ka me miserable Anetare qe NUK e DUAN me per KRYETAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *