• |
ide | kryesore

Vetëvendosje shpall fitoren në Podujevë, bastionin e LDK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lëvizja Vetëvendosje e ka shpallur fitoren në Komunën e Podujevës.


Dhjetëra qytetarë e simpatizantë kanë dalë në sheshin e këtij qyteti, duke festuar me fishekzjarrë.


Në bazë të rreth 61 mijë votave të numëruara, Shpejtim Bulliqi i VV-së ka arritur të marrë 14 826 vota apo 52,14% ndërsa kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni ka 13 607 vota apo 47,86% të tyre.

Podujeva njihet si një bastion i LDK-së, ku ka pasur një ndikim të veçantë ish-ministri i Brendshëm Agim Veliu që është shmangur nga kjo parti prej ardhjes në krye të Lumir Abdixhikut. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu