• |
ide | kryesore

Video/ Gara e fundit e Rossi në MotoGP: shikoni çfarë bëjnë pilotët e tjerë për ta nderuar dhe festa në bokse

-Instant, Sport, Video



Menjëherë sapo kaloi vijën e finishit të garës së tij të fundit në MotoGP, Valentino Rossi u ndal nën kurbën e verdhë të Valencias për të përshëndetur fansat e tij. E pikërisht aty ai gjeti edhe të gjithë pilotët e tjerë, që e prisnin dhe donin ta përqafonin para se ta shihnin të largohej drejt aventurave të reja, tashmë, me katër rrota. Më pas, pesarezi, i mallëngjyer, përshkoi xhiron e kthimit në bokse mes fishekzjarreve dhe tymueseve, duke përshëndetur në mënyrë metaforike të gjithë të apasionuarit pas motorëve, me “Faleminderit” e tij të dukshme në pjesën e pasme të kostumit. Në bokse një det me njerëz e prisnin, përpara se ta merrnin në krahë në triumf.

Siç kishte kërkuar në prag, Valentino Rossi ka përjetuar një pasdite feste dhe jo trishtimi në fund të karrierës së tij në MotoGP. Në fund të garës, Doktori u kthye në garazhin e ekipit të tij dhe këtu filloi një festë e madhe me kore, të qeshura dhe vallëzime të shfrenuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *