• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Lushnjë, humb jetën këmbësori

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia njoftoi se në Savër në autostradën Kolonjë – Lushnjë, një shtetas i identifikuar si Aleksandër Zeka, 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në spital.

Sipas policisë viktima është një person i identifikuar si Isuf Balla, 84 vjeç, banues në Savër.

Uniformat blu kanë shoqëruar 42-vjeçarin në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale.

Një grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *