• |
ide | kryesore

Andorra di të jetë e hidhur: një trajner i shkarkuar e një barazim pa “dëme” në statistikat kuqezi

-Instant, Sport



Gjashtë ndeshje në total, që për nga ajo që përfaqëson Andorra nuk mund të jenë vecse pozitive për Shqipërinë, në bilancin historik me kombëtaren e Andorrës. E megjithatë janë disa detaje që duhen përmendur sepse vlejnë si paralajmërim, pavarësisht se në total janë 4 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje në një ndeshje miqësore.

Pikërisht ajo ndeshje miqësore e vitit 2002 i ka kushtuar pankinën Sulejman Demollarit, i mundur 2-0 në Andorra. Sfida e parë mes dy kombëtareve është regjistruar në vitin 2000, ndërsa e fundit në mars të këtij viti, të dyja janë fituar nga Shqipëria. Rezultati tjetër që nuk është fitore, në përballjet direkte me andorranët, është barazimi 2-2 në 14 nëntor 2019, kur atëherë teknik ishte po Edoardo Reja, por përvec befasisë nuk ndikoi në aventurën e italianit në pankinën e kombëtares.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *