• |
ide | kryesore

De Bruyne habit me rrëfimin e tij për Guardiolan: “Ndonjëherë harron formacionin, nuk e dimë kush luan”

-Instant, Sport



Kevin De Bruyne, mesfushori i Manchester City dhe Belgjikës, i ka befasuar të gjithë më rrëfimin e tij në lidhje me disa veçori të marrëdhënies mes Pep Guardiolës dhe skuadrën e tij. Kampioni belg ka zbuluar për podcast-in MIDMID, disa histori interesante për teknikun katalanas dhe mënyrën e tij të sjelljes me Citizens para ndeshjeve.

“Ne gjithmonë bëjmë një takim para ndeshjes dhe Guardiola na thotë ‘do të bëjmë këtë dhe atë. Forca, le të shkojmë'”, filloi të tregonte De Bruyne. “Por ndonjëherë na duhet ta pyesim se kush luan në fushë. “Hej Pep, po kush do të zbresë në fushë?”, i themi herë pas here. Po, sepse ndodh që i kapur nga dëshira për të luajtur ndeshjen harron të na thotë formacionin titullar. Ai është i tillë. Filozofia e tij është e rëndësishme. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë, por dëshiron ta bëjë me idetë e tij. Ai preferon më mirë të humbasë sesa të luajë dhe të fitojë me taktika të tjera si kundërsulmi. Ai e adhuron futbollin ofensiv”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *