• |
ide | kryesore

FOTO/ Arrestohet modelja braziliane, drejtonte kartelin e drogës që ekzekutoi burrin e saj

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks

Një modele braziliane është arrestuar pas dyshimeve se drejtonte një kartel droge që besohet se vrau bashkëshortin e saj gjatë festës së ditëlindjes së 4-vjetorit të djalit të tyre.


Camila Marodin, një modele dhe influencuese mode u arrestua në qytetin bregdetar Matinhos në shtetin brazilian të Parana mëngjesin e 12 nëntorit.


Mediat shkruajnë se burri i saj, Ricardo Marodin, për të cilin policia mendonte në fillim se ishte lideri i një karteli të trafikut të drogës droge, u qëllua për vdekje gjatë festës së ditëlindjes së djalit të tij më 7 nëntor.

Pas vdekjes së tij, Camila u tha autoriteteve se burri i saj nuk ishte i përfshirë në asnjë aktivitet kriminal dhe pretendoi se vrasja ishte ndoshta një gabim shënjestre.

Por tashmë Camila është arrestuar si drejtuesja e kartelit dhe besohet të jetë pikërisht ajo që ka urdhëruar vrasjen e Ricardo si dhe të 2 ish-policëve. Policët u vranë në lagjen Cajuru në kryeqytetin e shtetit Parana vetëm 3 ditë pas vrasjes së Ricardo.

Motivet që e çuan modelen të urdhërojë vrasjen e bashkëshortit mbeten të paqarta. Arrestimi i Camila u bë në një operacion të policisë ushtarake ku u prangosën 14 anëtarë të tjerë të këtij karteli.

Policia Ushtarake shkoi në shtëpinë e Camila, por zbuloi se ajo ishte larguar. Ajo u kap më vonë teksa kthehej nga shtëpia e nënës së saj ku policia gjeti një pistoletë Glock që ata besojnë se ajo e fshehu atje për të shmangur dyshimet.

Hetimi për familjen Marodin kishte nisur që një vit më parë dhe ishin pikërisht 2 oficerët e policisë që nxitën shefat të autorizonin arrestimet. Gjatë hetimeve u gjetën pagesa financiare në llogarinë e Camila prej më shumë se 177 mijë £. Gjykata ngriu paratë në llogarinë e Camila si dhe 13 prona me vlerë mbi 410 mijë £ që besohet se janë në pronësi të bandës kriminale. Oficerët sekuestruan 5 makina luksoze, dy Audi, një Honda, një Chevrolet Camaro, një Porsche si dhe një motoçikletë. Policia konfiskoi gjithashtu 39 armë dhe para cash në vlerë prej 16 400 £.

Në 7 nëntor ishin 4 persona të armatosur mbërritën me një Volksëagen Voyage argjendi dhe qëlluan disa herë në drejtim të Ricardo, i cili vdiq në vend. Mëngjesin e 10 nëntorit, 2 ish-policët u qëlluan për vdekje nga persona të armatosur sërish nga një Volksëagen Voyage argjendi, ndoshta i njëjti që u përdor në vrasjen e Ricardo.

“Ricardo u vra për shkak të luftës për kontrollin e trafikut të drogës. Vrasje të tjera të ndodhura së fundmi në rajon po analizohen nga Policia Ushtarake për të verifikuar nëse kanë apo jo lidhje me vdekjen e atij njeriu” – tha komandanti i Policisë Ushtarake Hudson Teixeira. Hetimet vazhdojnë. ©LAPSI.al

Model 'turned gang boss ordered hit on husband killed at son's birthday  party' - Daily Star Model 'turned gang boss ordered hit on husband killed at son's birthday  party' - Daily Star Digital influencer é presa em operação contra quadrilha milionária –  Correio do Litoral Model 'turned gang boss ordered hit on husband killed at son's birthday  party' - Daily Star Model wife arrested 'for running the cartel that killed her husband' in  Brazil | Daily Mail Online

 

1 Comment

  1. KJO QENKA FOTO MODELE,PO TI KE SHTUPEN HATIXHE CACI NE ATHINE QE MERRET ME GJERA TE TILLA DHE ME TE TURPSHMME AKOMA.KESJTU KA QENE DHE E RE E MBAJ MEND NE VITET 70.ASHTU KANGELUR PROSTITUTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu