• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ Deputeti demokrat i drejtohet Kuvendit pasi u bashkua protestës së Lushnjes: Po sjell produkte bio për qeverinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ndërsa fermerët e Lushnjes vijojnë protestën e tyre në kundërshtim me paketën e re fiskale 2022, deputeti demokrat i cili iu bashkua mëngjesin e sotëm këtij tubimi Saimir Korreshi i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Përmes një foto-je, ku në duar mban dy produkte karakteristike të zonës: kastravecin dhe prasin, deputeti shprehet se është nisur për të sjellë në parlament produkte bio.

“Rrugës për në Parlament. Duke i sjell produkte BIO qeverisë direkt nga fermerët e Myzeqesë”, thuhet në reagimin e deputetit.

Prej disa ditësh, fermerët e kësaj zone janë ngritur në protestë, në kundërshtim të ndryshimeve në paketën e re fiskale për vitin 2022. Heqja e TVSH-së së rimbursueshme nga 6 në 0% është për fermerët e papërballueshme. Ata i janë drejtuar me 6 kërkesa ministrisë së Bujqësisë si dhe kryeministrit, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.



3 Comments

  1. Preshin jepja Tritanit se eshte prone e tij kurse kastravecet jepja ish kryetarit te komunes Kolonje Jakup Beqiri si dhurat nga Basha dhe Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *