• |
ide | kryesore

Kush po i godet miqtë e Ervis Martinajt?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Shkaqet e ekzekutimit të dy personave në Astir mbrëmjen e së shtunës u kërkuan menjëherë në të shkuarën e njërit prej viktimave, Erigers Mihasit. Fillimisht u përmend një histori e vjetër e grabitjes dhe dhunimit të dy të moshuarve në Tepelenë, ndërsa një pistë tjetër hetimi ishin disa ngjarje të lidhura me miqësinë që ai kishte me Ervis Martinajn.

E shkuara e Erigers Mihasit

Mihasi kishte qenë disa herë i arrestuar dhe shpallur në kërkim për grabitje dhe ngjarje të tjera kriminale. Tre vite më parë 32-vjeari i vrarë me breshëri automatiku u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok.

Në qershor të vitit të kaluar Erigers Mihasi u shpall në kërkim nga policia në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në Yrshek në banesën e Gëzim Harokut. Mihasi ishte mik i ngushtë edhe me Santiago Malkon, ish-policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari.

Vrasja e Santiago Malkos

Santiago Malko u vra në zonën e Porcelanit në gusht të vitit 2019. Ai u qëllua në makinën e tij BMë X5. Santiago Malko ish-punonjës policie kishte qenë më parë i arrestuar. Në lidhje me vrasjen e tij është arrestuar Blendi Teta.

Vrasja e Fabian Gaxhës

Fabian Gaxha u vra në lokalin “Monopol” në ish-Bllok në 4 tetor të vitit 2018 pas një përplasje mes dy grupeve. Gaxha ishte i shoqëruar bashkë me mikun e tij Ervis Martinaj, ku pas një konflikti mes palëve, u vra me armë zjarri nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Të plagosur mbetën edhe Ervis Martinaj si dhe miku i tyre Eljo Hato.

Ndërsa komentonte ngjarjet e fundit kriminale në vend, gazetari Artan Hoxha tha se fillesat e konfliktit janë për prishjen e pazareve mes grupeve që kanë qenë bashkë për lojërat e fatit. Sipas gazetarit ka njerëz brenda policisë që japin informacione për njërën ose tjetrën pale, duke përmendur fuqinë që kanë këto grupe dhe për përpikmërinë me të cilën u krye atentati.

“Dy qitës qëllojnë në ecje në një kuadrat që edhe kur je në vend nuk mund t’i fusësh të gjithë predhat. Kanë qëlluar me kallashnikovë në ecje. Dyshimi im nuk është thjesht konflikti mes grupeve ku luhen miliona euro. Njerëz nga brenda radhës policisë japin informacione për njërën ose tjetrën palë. Ky është vetëm atentati i radhës. Përmenden vazhdimisht të njëjtit emra. Dihet kush është grupi. Grupet nuk kanë goditur dot kokat. Po i presin krahët njëri tjetrin. Dy grupet kanë treguar që kanë shumë para dhe vazhdojnë bizneset e paligjshme”, deklaroi Hoxha.

Ekzekutimet mes bandave kanë gjetur fushë të lirë në Tiranë, ndërkohë që policia duket e paaftë të vërë nën kontroll rendin e cënuar nga atentatet e njëpasnjëshme. Gjithsesi, raportimet në media nxorrën në pah një fakt të habitshëm natën e vrasjes. Një patrullë policie kishte ndaluar dy viktimat dhe makinën e tyre dhe u kishte bërë një kontroll të mjetit rreth 30 minuta para atentatit./Lapsi.al



10 Comments

  1. Sot Lulzim Basha e ka zhveshur “revolucionin” e tij nga ngjyrat e PD dhe e kë lënë Sali Berishën pa asnjë argument politik përse I duhet Kuvendi I 11 Dhjetorit, përveçse si lëvizje kundër SHBA. Si të tillë është I lirë ta vazhdojë. Dhe Hysni Milloshi më 11 Dhjetor e nisi betejën kundër “agjentëve amerikanë” në Shqipëri. Shok partie e ka pasur Berishën.

  2. Vis Martinaj eshte pussy. Nuk e ka shkrep asnjehere me dore te vet. Kur ishte 20 vjeç ka pas tre shoke nga Laçi, ata te marrin gjak ne vetull. Ste falin gramin. Visi ka qene thjesht nje djalosh i apasionuar dhe i afte per te prodhuar leke nepermjet lojerave te fatit. Pasi u fuqizua ekonomikisht per arsye aksidentale ju desh qe te mblidhte borxhe dhe tre shoket e vet nga Laçi u bene krahu tij i armatosur. Leket u shtuan me kalimin e kohes dhe Visi filloi ti ndjente lezetin horrllikut, e shtoi numrin e personave me precedente penale qe mbante prane, paguante me rroge javore shefa krimesh ne Tirane, oficere ne SHISH, si dhe prokurore. Nisi te mendonte se ne kete vend çdo gje mund te arrihet me nje buxhet te mire dhe grup te armatosur. Deri kur, tre shoket e vjeter te femijerjse se tij kuptuan se po merrte per kot dhe po u binte njerezve kot me qafe me lacat qe paguante. Tre shoket e tij u terhoqen dhe pane hallin e tyre, Visit i mbeten lacat dhe killerat e deshperuar qe ne esencen e tyre jane te rendomte dhe fluturojne me presh. Ky ishte momenti kur disa nga hasmit e tij bene aleance, vendosen ta shkaterorjne nga themelet. Erigers Mihasi ishte i vetmi killer me peshe dhe aftesi pas Santiago Malkos. Te tjeret jane kalamaj bythe. Mihasi ishte i parafundit, i ka mbetur dhe Cen Karriqi, ndonese per kete thone qe eshte trembur dhe eshte larguar fare nga Shqiperia.
    Ervis Martinaj eshte femija i dy prinderve te mrekullueshem, dy ekonomiste dhe bankiere. Ju fut nje rruge te ashper duke treguar shume papjekuri dhe dell budallai, sepse gangsteri nuk mund te jete profesion, eshte dialektike jete, nuk behesh dot gangster 30 vjeç. Duhet ta kesh shkelur burgun qe minoren per plagosjen e pare dhe vrasjen e pare ta kesh bere pa mbushur 20 vjec. Vis Martinaj eshte nje budalla qe arriti te behej miliarder dhe shkoi e u zhyt ne krime, mirepo kriminelet me te regjur punojne e vrasin gjithe jeten vec per te patur nje pasuri sa cereku Visit. Visi e meriton fatin qe po e perndjek, kush i rri prane do vdese.

  3. Berisha i duhet një parti. Ai nuk e konsideron z.Basha kryetar partie. Kryesinë e partisë njoftoi që nuk e njeh fare. Domethënë ai thotë ‘Unë jam partia, partia ka lindur me mua, do të vdesë me mua.’”Ti more shpellkare qe shkruan ne Oren 05:34 ta ka perdhunuar salihu e te tjere laca nega pd ne vend te flesh gjume ha mut te mash qe pa gdhire dita,shko tanò dhe shkerdheje motren vajzen e mammi qe ke ne shtepi se l’ho eshte ahò qe difinì te beni ju shpellkaret e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *