• |
ide | kryesore

Lubonja: Basha ra në kurthin e Ramës, por edhe gjuha e Berishës e vjetruar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Për analistin Fatos Lubonja, përjashtimi i Sali Berishës nga Grupi Parlamentar ishte një gabim me anë të të cilit Lulzim Basha ka rënë viktimë e politikës së Edi Ramës.


Lubonja tha se “Foltorja” e Berishës nuk mund të sjellë kurrsesi revolucion pasi gjuha e tij është e vjetruar.


“Është i shëmtuar fakti që të dyja palët përdorin insinuatat sikur duan të ruajnë opozitarizmin ndaj Ramës. Ata kërkojnë opinionin e PD-së t’i orientojnë.

Më duket fëmijërore gjuha e përjashtimit të njëri-tjetrit. Unë bëj gjykimin politik se kujt i leverdis kjo gjë që po ndodh.

Kjo është tipikisht i shprehjes “Përça dhe sundo”. Viktima e parë ka qenë Basha i cili pranoi përjashtimin e Berishën nga Grupi Parlamentar.

Ishte gabim politik pasi as mbështetje amerikane nuk merr. Dëgjova argumenatat e Bashës se Tom Doshi dhe Rakipi janë përfshirë sepse kanë frikë se janë “non grata”.

Kjo edhe qëndron, por nuk është esenciale. Janë akuza banale dhe duhet parë thelbi. Pozicioni më afër i asaj që duhet është ai i Palokës.

Tek ne dominon ideja që nuk mund të dialogësh, por ta përjashtosh. Unë nuk besoj se po bëhet revolucion.

Gjuha e Berishës është e vjetruar. Edhe armikut më të keq nuk do të lejoja t’ia bënin atë që i bënë Berishës. Veprimi i bërë ndaj tij është i padrejtë.

Edhe Lulzim Bashën nuk e shikoj si shpresë. E shoh të dorëzuar përpara kërkesës së Edi Ramës që opozita të jetë një fasadë.

Kjo që po bën Berisha? Me këtë përçarje, ajo që ka zgjedhur Lulzim Bsha që të mbështetet tek amerikanët është e gabuar politikisht. Amerikanët janë aleatë me qeverinë” – tha Lubonja në emisionin “Real Story” në News 24. ©LAPSI.al

3 Comments

    1. Marksi me Leninin nuk kane shume gjera te perbashkta, po duket sa info ke…
      Na trego pak te lutem ku i sheh kontradiktat ti ketu?

  1. Berisha i duhet një parti. Ai nuk e konsideron z.Basha kryetar partie. Kryesinë e partisë njoftoi që nuk e njeh fare. Domethënë ai thotë ‘Unë jam partia, partia ka lindur me mua, do të vdesë me mua.’”Edge te lufta babe e bir te pd ky fatosi shikon ramen problem dhe jo si po kacafyten salihu dhe lulushi dhe nuk thote se per cfare po perplasen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu