• |
ide | kryesore

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar/ Paloka ‘gjen’ zgjidhjen: Të dyja palët të nxjerrin një përfaqësues

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partsë Demokratike, Edi Paloka ka propozuar një zgjidhje për ngërçin e verifikimit të firmave të delegatëve të PD-së, të nevojshme këto për të mbajtur Kuvendin e Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediet, deputeti Paloka ka sugjeruar që secila palë të zgjedhë një përfaqësues, të cilët do të bëjnë edhe verifikimin e firmave. Kjo, sipas tij, do të hiqte çdo hije dyshimi te procesi dhe do të lejonte vijueshmërinë e tij.

“Unë meqë gjendëm në këtë pozicion mes palëve i kam propozuar palëve një zgjidhje që të ishte shteruese. Statuti nuk parashikon asnjë procedurë dhe palët nuk kanë besim të njeri-tjetri. Të dyja palët të caktonin nga një person, që mund të ishte Ivi Kaso, dhe për palën tjetër mund të ishte Ervin Minarolli. Mund të ketë edhe të tjerë. Ta çojmë procesin përpara. Kush të dojë të vijë në zyrën time dhe të bëjmë verifikime, me telefon dhe pa telefon si të duan. Ta zgjidhim këtë problem dhe të mos vijojmë kështu. Nëse palët nuk e pranojnë zgjidhjen atëherë i bie që nuk e duan zgjidhjen”, tha ai.



2 Comments

  1. Edhe Paloqja gjeti vezen e Kolombit extra statutit, ejani e verifikojeni dhe bejeni si pazari i gjese se gjalle, njeri gozhdes e tjetri patkoit. Keto jane dashnoret e statutit, shoket e Rame Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *