• |
ide | kryesore

“Mirë se të vijë shkatërrimi i PD”/ Paloka zbulon kush e tha në mbledhje të kryesisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së, Edi Paloka tha në në fund të mbledhjes së kryesisë së PD-së se nuk u pranua propozimi i tij që të caktoheshin dy persona nga të dyja palët për të verifikuar firmat.

Paloka tha se sot vlerat e Partisë Demokratike janë vënë në diskutim. Ai zbardhi një pjesë të debatit brenda PD, u shpreh se dy nënkryetarët kanë deklaruar “mirë se të vijë shkatërrimi i partisë”

“Meqë janë mbledhur 4200 firma delegatësh, unë ofrova një zgjidhje kompromisi në kryesi, sepse nuk mund ta mohojmë, të fshehësh kokën si struci me idenë që atë që nuk e shoh nuk ekziston, ne nuk e bëjmë.

Ka dy palë sot në PD që nuk kanë besim. Janë 4200 delegatë, pra shumice absolute. Unë ofrova zgjidhje kompromisi që të dy palët me dy përfaqësues të vinin dhe të bënin atë që kanë kërkuar deri dje, verifikimin e formularëve të firmave.

Kjo nuk u pranua! U propozua një kuvend tjetër. Unë nuk di ca emri t’i vë, përveç se siç e quajti Fuga anti-miting. Gjithë vlerat e kësaj partie sot janë në diskutim.

Sot janë përbuzur demokratët e thjeshtë, delegatët vetëm për interesa të dikujt, që guxoi sot, nuk e kam për kryetarin, por dy nënkryetarët sot patën guximin të thonë hapur që “mirë se të vijë shkatërrimi i partisë nëse është e nevojshme”. Pse? Për të mbajtur këta ca karrige bosh atje”, – tha Paloka. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *