• |
ide | kryesore

Mjeku: Është rritur numri i fëmijëve me COVID

-Instant, Arkiva, Lajme



Përgjatë ditëve të fundit është rritur numri i fëmijëve që janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Beratit. Ky numër përllogaritet afro 50 në ditë. Shefi i Pediatrisë Vladimir Kumaraku shprehet se rritje ka pësuar numri i fëmijëve të prekur nga COVID. Ai shprehet se të gjitha qendrat shëndetësore duhet të pajisen me teste të shpejta në mënyrë që të mund të ulet fluksi në spital.

“Kjo periudhë dhe për shkak të ndryshimeve atmosferike, ka filluar të japë efektet e veta në moshat pediatrike. Tek ne numri i fëmijëve që kanë probleme ka filluar të shtohet. Numri i fëmijëve që janë me COVID përsëri është shtuar.

Nga kjo intervistë dërgoj një mesazh që tamponët e shpejta për COVID të çohen edhe në qendrat shëndetësore në mënyrë që të shmanget grumbullimi pranë pediatrisë. Të shtrihet depistimi dhe zbulimi i rasteve me COVID”, shprehet ai.

Kumaraku këshillon që fëmijëve me COVID të mos u jepen menjëherë antibiotikë. Sipas mjekut shumica e fëmijëve shfaqin diarre si simptomë kryesore të infektimit me COVID. “Agresiviteti i COVID është i ulët nuk duhet të jemi agresivë në trajtimin e fëmijëve. Fillimisht të trajtohen me qetësues dhe me mjekim popullor në shtëpi”, shprehet mjeku./ Abc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *