• |
ide | kryesore

Mosha është thjesht një numër për Dani Alves: “Fanella e Barcelonës më bën të ndihem një superhero!”

-Instant, Sport



“Ju mungova ëëë?” Kështu duket se thonë sytë e gëzuar dhe vezullues të Dani Alves në rikthimin e tij në Barcelonë. Dhe sigurisht që braziliani i ka munguar klubit blaugrana, duke qenë se pas lamtumirës së tij, pas Tripletës në 2015, nuk është se gjërat kanë shkuar shumë mirë në Camp Nou. Por mbrojtësi i djathtë e kishte thënë, kurrë nuk mund t’i thoshte jo një telefonate nga katalanasit. Me entuziazmin e një djaloshi, Dani Alves, i cili është futbollisti më i dekoruar i të gjitha kohërave, është gati për sfidën e re: të jetë protagonist në Barçën e Xavit. Diçka që siç shpjegon ai për BarçaTV, ndoshta as nuk e priste.

“Jam ende nën shok, jam përpjekur të kthehem këtu për një kohë të gjatë. Dhe ta arrij është një privilegj, së bashku do të përpiqemi t’a kthejmë Barçën atë që të gjithë njohim. Jemi në në mes të procesit për ta bërë këtë, por duhet ta përshpejtojmë, sepse ne jemi Barcelona dhe nuk ka vend për gabime”. Një rikthim me zemër, por padyshim që situata e komplikuar e blaugranave është shumë stimuluese edhe nga pikëpamja profesionale… “Jam përballë një sfide të pabesueshme, që më magjeps shumë. Rindërtim, luftim, djersitje, duke mbrojtur këtë fanellë. E cila, së bashku me atë të Brazilit, është një nga ato që kur e vesh më bën të ndihem si një superhero. Dhe shpresoj që të gjitha këto t’ua kaloj shokëve të mi të skuadrës”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *