• |
ide | kryesore

Plenkoviç: Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç këtë të hënë në një vizitë zyrtare në Kosovë ka deklaruar se shteti kroat do ta ndihmojë atë në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe në çështjen e liberalizimit të vizave.


Ndër të tjera ai është shprehur se ato janë të interesuar për këtë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë.


Po punojmë që ta ndihmojmë Kosovën në rrugën evropiane, po ashtu do ta ndihmojë me liberalizimin e vizave. Tashmë e dini që Kroacia është anëtarja më e re në BE, dhe se do t’u ndihmojë sa i përket reformave. Kroacia do ta përkrah dialogun për stabilitet në rajon. Po ashtu, ne jemi të interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë”, tha Plenkovi.

Ndërsa, Kurti ka shtuar se e vlerëson shumë mbështetjen që merr Kosova nga Kroacia në rrugën e saj drejt shtet-ndërtimit.

Vizita e sotme ri konfirmon afërsinë dhe marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona, pasi kemi të kaluar të përbashkët. Jemi mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i jep Kosovës”, ka thënë Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu