• |
ide | kryesore

Rreziku i infeksionit/ Gjimnazistët mbushin sallën e Teatrit Kombëtar, pasi aktori rezultoi me Covid-19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak ditë më parë Teatri Kombëtar anulloi për të disatën herë një shfaqje duke futur në krizë kalendarin artistik.

Në njoftimin që u dha në profilin e Teatrit Kombëtar në Facebook thuhej se një nga aktorët për arsye shëndetësore nuk mund të performonte.

Lapsi.al mësoi nëpërmjet një burimi në institucion se bëhet fjalë për aktorin Helidon Fino, i cili është pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar. I njëjti burim tha se Helidon Fino ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe njoftimin për administratën e ka dhënë ditën që ka humbur shijen dhe nuhatjen. Tashmë është e ditur nga specialistët se faza në të cilën aktori ka shfaqur simptomat dhe ka konstatuar infektimin me Covid, vjen pas disa ditësh që ai ka qenë i infektuar.

Në raste të tilla, rutina e specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik është e tillë që kontaktohen të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me të infektuarin, kryhet tamponi për ta dhe kërkohet karantimi i tyre. Por ajo që ka ndodhur në Teatrin Kombëtar është krejt e kundërta e masave të parandalimit që kërkohet në pandemi.

Rezulton se Helidon Fino ka qenë i angazhuar ditët e fundit në shfaqjen e teatrit Skampa dhe çdo ditë është paraqitur në provat e shfaqjes “Coriolanus” një produksion i Teatrit Kombëtar. Provat janë zhvilluar çdo ditë në mjediset e ArTurbina me një numër të madh aktorësh të perfshirë në të. Ne kushte normale administrata e Teatrit duhej të njoftonte me urgjencë karantimin e trupës artistike dhe të krijonte mundësinë e bërjes së tamponit nga aktorët, prapavijës dhe stafit në kontakt me aktorin e infektuar.

Kërkesa bëhet edhe më e ngutshme kur në mes të stafit të aktorëve gjendet edhe aktori Viktor Zhusti, i cili për shkak të moshës konsiderohet në grup-moshën me risk të lartë.

Asgjë e tillë nuk ka ndodhur.

Rregullat e parandalimit të Covid jo vetëm janë shpërfillur, por këtë të hënë, aktori Dritan Boriçi ishte në një leksion me gjimnazistë, organizuar nga Teatri Kombëtar.
Në këto kushte që sfidojnë pandeminë dhe duke pasur parasysh që për shumë më pak, ISHP ka vendosur gjoba të majme, lind pyetja: A është njoftuar ISHP për situatën ku ndodhet trupa e Teatrit Kombetar? A janë dezinfektuar mjediset ku sot morën pjesë dhjetëra të rinj, që konsiderohen si grupmosha që përhap masivisht covid-19? A është vënë ne dijeni Ministria e Kulturës për arsyen e vërtetë të anullimit të shfaqjes dhe pse emri i aktorit të infektuar është mbajtur sekret nga administrata e Teatrit?



2 Comments

  1. Berisha i duhet një parti. Ai nuk e konsideron z.Basha kryetar partie. Kryesinë e partisë njoftoi që nuk e njeh fare. Domethënë ai thotë ‘Unë jam partia, partia ka lindur me mua, do të vdesë me mua.’”Ti Kari me zile I salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *