• |
ide | kryesore

Shtohen rastet e fëmijëve të prekur me COVID-19 në Berat, fluks edhe nga virozat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Numri i fëmijëve që paraqiten me viroza në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit ka ardhur duke u rritur nga dita në ditë gjatë 2 javëve të fundit, ndërkohë që është shtuar edhe numri i fëmijëve që kanë rezultuar “Covid pozitiv”.

Vetëm gjatë 2 javëve të fundit numri i vizitave në Repartin e Pediatrisë ka arritur nga 40-50 vizita në ditë, ndërkohë që gjatë fundjavës numri i vizitave ka qenë më i lartë për faktin se ambulancat janë të mbyllura.

Lajmi bëhet i ditur nga Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, mjeku pediatër Vladimir Kumaraku, i cili deklaron se kjo situatë është krijuar për shkak të ndryshimeve klimatike, uljes së ndjeshme të temperaturave dhe lagështirës si dhe të oshilacioneve që krijon situata e Covid-it në qarkullim, e cila ka filluar që të japi efektet në moshat pediatrike. Sipas Kumarakut, situatat virale që paraqiten janë situata që karakterizohen nga temperatura të larta, shpesh-herë me ethe, çrregullime të aparatit tretës, me kollë dhe me frymëmarrje të shpejtë, ndëkohë që në rastet e fëmijëve me Covid, përveç këtyre simptomave fëmijët kanë shfaqur edhe çrregullime gastro-intenstinale.

Rastet e virozave janë tipike të stinës dhe nuk kanë ndryshime nga viti në vit, ato paraqiten me temperatura rebele dhe ethe, të shoqëruara me çrregullime të aparatit respirator dhe çrregullime gastro-intensinale. “Rastet e virozave stinore, -ka thënë Kumaraku – nuk kanë pasur komplikacione, ato kanë kapërcyer mirë pasi edhe kapacitetet e Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat janë të mjaftueshme për t’i përballuar këto viroza”.

Në lidhje me trajtimin e tyre, mjeku pediatër ku ka deklaruar se virozat po trajtohen me mjekim të thjeshtë, me antibiotik minimal, qetësues si paracetomol dhe algofren si dhe serume.

Ndërkohë që mjeku Kumaraku u bën apel prindërve që në rastet e virozave nuk duhet t’i sjellin fëmijët menjëherë në spital por duhet t’i mbajnë të paktën 48 orë në kushtet e shtëpisë, për vetë ecurinë e virozës që vetëm pas ditës së tretë të saj konkludohet nëse kemi të bëjmë me virozë apo pasojat e saj, që kanë nevojë për trajtim mjekësor spitalor.

Duke u ndalur në shtimin e rasteve të fëmijëve të prekur me Covid, mjeku Kumaraku bën apel për tamponet e shpejta për Covid të çohen edhe në Qendrat Shëndetësore, në mënyrë që të shmangen grumbullimet pranë shërbimit të Pediatrisë. Sipas tij, edhe pse agresiviteti i Covid-it është ulur, depistmi dhe zbulimi i rasteve me Covid duhet të shtrihet edhe në Qendrat Shëndetësore pasi kjo do të shmang përhapjen e tij por edhe do të rrisë edhe më shumë besimin dhe sigurinë tek mjeku i familjes. /news24



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *