Me dosjen e skemave bëri epokë, me kërcimin për ti treguar arbitrit faullin që lojtari i tij kishte pësuar u pa u paharrueshëm, por sic duket Louis Van Gaal nuk resht së befasuari në asnjë moment. Tekniku i kombëtares së Hollandës ka mbetur i dëmtuar kur u rrëzua me biçikletë para ndeshjes kundër Norvegjisë, vendimtare për kualifikimin në Botërorin e Katarit. Megjithatë, tekniku nuk ka dashur të mungojë kurrësesi në takimin që përcakton të ardhmen e skuadrës së tij dhe atij vetë, kështu që në pamundësi për të qendruar në këmbë ka zgjedhur të drejtojë stërvitjen hipur në një… makine golfi
Video/ U dëmtua kur u rrëzua nga biçikleta: Van Gaal stërvit Hollandën nga makina e… golfit
-Instant, Sport, Video
