• |
ide | kryesore

Video/ Vendi i tretë e fitore pa lavdi: me Andorrën diferencën e bëri vetëm një penallti

-Instant, Sport, Video

Shqipëria e mbylli fushatën kualifikuese të Botërorit Katar 2022 në vendin e tretë, falë një fitore 1-0 në Air Albania kundër Andorras. Rekord pikësh për Edoardo Rejan dhe kuqezinjtë e tij në fushatën e një kompeticioni madhor, por performanca e bërë kundër andorranëve ishte për tu harruar, gjë që tregoi se trauma që la pas 5-0 e Anglisë nuk është superuar ende.

Natyrisht me linjat e dyta, për shkak të 8 mungesave (në fund doli jashtë funksionit edhe Balaj) nuk ia thjeshtuan punën teknikut italian, që nga skuadra që luajti në Ëembley mund të ripropozonte vetëm Uzunin, Strakoshën e Hysajn. Megjithatë, të rinjtë, duke përjashtuar këtu një Roshi tepër impresiv dhe të inspiruar (shylla e ndali në fundin e pjesës së parë), nuk arritën të japin impaktin që Reja pretendonte të kishin.


Në pjeën e parë madje rastet më të mira i kishin miqtë, që me Martinez testuan reflekset e Strakoshës, që në të 14 devijoi mbi traversë një goditje të rrezikshme. Seferi u përgjigj në të 40, por goditja me kokë u devijua nga portieri ndërsa Uzuni nuk arriti ta shtyjë në rrjetë. E megjithatë tre minuta më vonë ishte Strakosha që bëri mrekullinë, duke ndalur Rosas.

Në pjesën e dytë nuk ndryshoi mënyra e lojës e as vështirësitë e kuqezinjve për të dalë përpara e ndryshimet e Rejas nuk u duk se zgjidhëm shumë gjëra. Për fat, pasi Uzuni humbi një tjetër rast në goditjen me kokë, beretasi gjeti një kontakt në zonë dhe 11 metërshin që e konfirmoi edhe VAR. Cekici shënoi një gol që qetësoi llogaritë e Grupit I dhe përcaktoi vendin e tretë, pas Anglisë e Polonisë, duke u ruajtur kështu nga sulmi i Hungarisë që shkoi të fitonte në Varshavë, duke shpresuar në një gabim të kuqezinjve në Tiranë, gjë që nuk ndodhi.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu