• |
ide | kryesore

Vlorë/ Edhe i grabisin paratë të riut, edhe e denoncojnë për dhunë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ky dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për grabitjen e një personi dhe për kallëzim të rremë.

Në pranga kanë rënë F. Y., 38 vjeç dhe A. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh 32-vjeçarit, E. H., banues në fshatin Oshtimë, Vlorë.

Gjithashtu, këta dy persona kanë bërë kallëzim penal të rremë dhe kanë kryer veprime për pengimin dhe zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se ishin vjedhur me dhunë nga katër persona të paidentifikuar, midis të cilëve edhe shtetasi E. H.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Kallëzimi i rremë” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim”, shtetasit F. Y., 38 vjeç dhe A. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë. Gjithashtu, këta dy shtetas kanë bërë kallëzim penal të rremë dhe kanë kryer veprime për pengimin dhe zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se ishin vjedhur me dhunë nga katër persona të paidentifikuar, midis të cilëve edhe shtetasi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *