• |
ide | kryesore

Vrasja e dyfishtë në Astir/ Çfarë tregon vajza që ishte me viktimat, pak para se të ekzekutoheshin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë zbardhur detaje të reja mbi atentatin e dyfishtë ndaj Erigers Mihasit dhe Armand Duamanit.

Grupi i hetimi i tha jozyrtarisht gazetares Anila Hoxha se dy viktimat ditën e fundit ishin takuar në mesditë. Referuar një prej dëshmitarëve, e njohur e të ndjerit Mihasi, që ata e morën me makinë rreth orës 16:36.

Mësohet se vajza ka zbritur pranë Komunës së Parisit në Tiranë, rreth orës 19:00. Ajo tregoi se ata vetëm kishin shëtitur me makinë.

“Në orën 19:25 të asaj mbrëmje, Erigersi më dërgoi si emoji një trendafil”, thotë e reja sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, shkruan Tch.

Dëshmitarja kujton sipas burimeve shumë të sigurta, se asnjëri prej tyre, nuk ishte i shqetësuar dhe se ata nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë para atentatit.

Të shtunën në darkë dy persona mbetën të vrarë si pasojë e një atentati me armë zjarri që ndodhi në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet.

Persona ende të paidentifikuar nga policia qëlluan me breshëri automatiku drejt një automjeti tip “Audi A7”. Për pasojë kanë mbetur të vrarë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri.

Një nga viktimat, drejtuesi i mjetit është Erigers Mihasi, 32 vjeç eksponent i njohur i botës së krimit. Ai njihet si mik i Ervis Martinajt dhe Santiago Malkos, i ekzekutuar në vitin 2019.

Viktima tjetër, pasagjer në automjetin tip ‘Audi’ është identifikuar si Armand Dumani 26 vjeç.

Mihasi dyshohej edhe si person që kishte lidhje me bazën e armatimit në Yrshek të zbuluar pak kohë më parë, por që u shpëtua pasi fajin për këtë bazë e mori Gëzim Haroku.

Gjithashtu, bashkë me këtë shtetas, Mihasi dyshohej se kishte qëlluar me armë ndaj një hoteli në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Rreth 2 orë pas ngjarjes në zonën e Thumanës është gjendur një makinë e djegur plotësisht, e cila dyshohet se është e autorëve të vrasjes.

Brenda makinës janë gjendur edhe 2 kallashnikovë, armë me të cilat dyshohet se u krye atentati me 2 të vrarë në zonën e Astirit.

Targat e mjetit ‘Toyota’, që u gjet i djegur janë AA 532 ON dhe rezultojnë të vjedhura në Tiranë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *