• |
ide | kryesore

Zëdhënësja e Travis Scott flet për herë të parë për tragjedinë në festivalin “Astroworld”

-Instant, Paparazzi, Slider



Zëdhënësja e Travis Scott  Stephanie Rawlings-Blake,ka folur së fundmi për ngjarjen e ndodhur në koncertin e reperit.

Në një intervistë për “CBS Morning” Stephanie u shpreh se ideja që Scott mund të kishte ndaluar festivalin e muzikës Astroworld është “qesharake”.”Ata kanë një plan operacioni prej 59 faqesh, ku thuhet qartë se të vetmit që kanë autoritetin për të ndaluar koncertin, ishin producenti ekzekutiv dhe producenti i koncertit. Ai nuk ishte përgjegjës për këtë, por ai dëshiron të jetë përgjegjës për zgjidhjen”, deklaroi zëdhënësja. Gjithashtu ajo tregoi se reperi ka qenë pranë familjarëve të viktimave dhe ka ofruar ndihmën e tij.Në datën 5 nëntor, tetë persona ndërruan jetë dhe 13 të tjerë u plagosën gjatë festivalit “Astroworld”.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *