• |
ide | kryesore

“Atëherë, po shkojmë në shtrat me burra të martuar?”: Rrahja e futbollistes së PSG, përfshihet edhe Abidal

-Instant, Sport



Vishet gjithnjë e më shumë me mister rasti i sulmit ndaj lojtares së Paris Saint Germain, Kheira Hamraoui. Siç raporton gazeta Le Monde, në fakt, ndër emrat e përfshirë në këtë aferë të ndërlikuar është edhe ai i Eric Abidal, ish-lojtari i Barçës dhe i kombëtares franceze, i cili shumë shpejt mund të dalë në dëgjesë para hetuesve. Sipas revistës franceze, ata që po kryejnë hetimin, ngadalë po lënë mënjanë hipotezën e rivalitetit sportiv në bazë të motivit, duke u përqëndruar në vend të kësaj në gjurmët e hakmarrjes për cështje dashurie.

Nga rikonstruksioni i bërë nga Le Monde del se karta SIM e celularit të Hamraouit ishte në emër të Abidal dhe se ajo e telefonoi atë disa orë pasi u sulmua, në natën mes 4 dhe 5 nëntorit. Më tej, sipas disa dëshmive të mbledhura nga gazeta, dy personat që goditën me shufër hekuri 31-vjeçaren duke i plagosur këmbët dhe duart, kanë artikuluar një fjali shumë domethënëse: “Atëherë, po shkojmë në shtrat me burra të martuar?”. Prokurorja e Republikës së Versajës, Maryvonne Caillibotte, konfirmoi se ish-futbollisti “do të dëgjohet së shpejti” dhe nuk përjashtoi një thirrje edhe të gruas së tij, Haayet Abidal. Hamraoui luajti për Barcelonën nga viti 2018 deri në vitin 2021, në vitet kur Abidal ishte drejtori sportiv i blaugranave.

Më 11 nëntor, pas 36 orësh ndalim, u lejua të largohet edhe Aminata Diallo, shoqja e skuadrës së Hamraouit dhe e dyshuara e parë si dërguese e agresorëve, e nxitur nga një rivalitet brenda PSG-së.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *