• |
ide | kryesore

Fiks Fare hedh dyshime për firmat e foltores, vë të firmosi një gazetare

-Instant, Kryesore



Ajo që pritej ndodhi. Fiks Fare ka publikuar sonte një kamera të fshehtë që vë në dyshim njerëzit që kanë firmosur pro mbledhjes së kuvendit kombëtar të PD-së pro Berishës duke i bërë jehonë pretendimeve se një pjesë e 4200 nënshkrimeve që foltorja ka depozituar nuk janë reale. Me anë të një truku tashmë të njohur gazetarja e emisionit ka arritur të firmosë formularin e famshëm në qytetin e Sarandës.

Lexo me tej:

Armand Shkullaku:Kur Rama të detyron të duash Lulzim Bashën

Ajo ka shfrytëzuar tubimin e Berishës në 12 nëntor 2021, për të shkuar paranë Hotel “Mediterrane” duke u kërkuar organizatorëve që të hidhte firmën e saj me pretendimin se ishte anëtare e seksionit 4 të PD-së. Aty disa anëtarë të FRPD i dorëzojnë një formular që ajo e nënshkruar pa pasur asnjë dokument që vërteton së është delegate e Kuvendit Kombëtar. E vetmja provë që i kërkohet është që ta filmojnë, në mënyrë që ta kenë si provë firmën e saj.

Pra e gjithë kjo fabul e filmuar mjeshtërisht nga “Fiksi” do ti japë të drejtë atij grupi në PD që flet për firma të fallcifikuara dhe që e konsideron iledhitim kongresin e 11 dhjetorit.

Menjëherë pas shfaqes së këtij ‘scoop-i” ka reaguar përfaqësuesja e flotrores, Floriana Garo e cila ka pretenduar se formularë janë nënshkruar në mënyrë ettuziaste nga shumë militantë por se në selinë e PD-së janë paraqitur vetëm ato emrat e të cilëve kanë një mandat delegati.

“Ndonese prane zyres se z. Paloka jane depozituar ne menyre strikte vetem firmat e delegateve te Kuvendit te cilet jane gjithashtu dhe drejtues strukturash te Partise Demokratike, gjejme rastin te falenderojme te gjithe ata demokrate qe kane shprehur mbeshtetjen e tyre per kete proces edhe pse formularet e firmosur prej tyre nuk jane perfshire ne grupin e firmave te depozituara per mbledhjen e ketij kuvendi pasi emrat e tyre nuk figurojne ne listen e delegateve te tij te cilen ne e disponojme te plote.
Firmosja eshte vetem hapi i pare, por deri ne finalizmin e verifikimit dhe klasifikimin e saj si firme delegati ka shume hapa dhe filtra te tjere qe bejne te pamundur transformimin e nje anetari, qytetari apo gazetari ne delegat te Kuvendit Kombetar te PD”!-ka shkruar ajo në Facebook. 

4200 firmat sekrete/ Goditja e parë kundër “foltores”

Natyrisht në radhët e idhtarëve të foltores që akuzojnë një koalicion të madh mes Bashës, Ramës dhe mediave pranë tyre kjo që ndodhi mund të shihet si një komplot. Por e vetmja rrugë për të shmangur atë, pra për të nxjerrë parë publikut të vërtetën është ajo që Lapsio.al ka sugjeruar që në fillim. Nëse vërtet Sali Berisha i ka nënshkrimet ai duhet të botojë listën e plotë të delegatëve të Kuvendit Kombëtar dhe listën e atyre 4200 të tillëve që kanë votuar pro tij. Vetëm në këtë mënyrë publiku nuk do të bjerë pre e scoop-eve apo provokimeve por do të mundet të verifikojë me sytë e tij se kush e ka shumicën reale në PD.

©Lapsi.al

 

 



29 Comments

  1. E paska bere media pro Rames thote And Shkullaku por kush duhet ta bente media pro Berishes. Mediat ne albanistan kontrollohen vetem nga Khan Rama dhe Khan Berisha

    1. E drejtë!

      Për sa i përket këtij artikulli, kjo është një përulje e neveritshme e lapsit qe i ben jehonë një komploti të dobët e të poshtër te Fiksit ( e bërë edhe herë të tjera) të klanit satanik sorrosian Rama/Basha,

      Pse Fiksi apo lapsi.al nuk përqendrohen tek entuziazmi/numri i Foltores ku marrin pjesë me mijra veta dhe që ka zgjuar shpresën e vrarë të njerëzve??!! Po ata njerëz nuk llogariten tek firmat??!! Po jeni përfshirë ne teknikalitete te uleta llogarie të tipit Bardhi/Basha/Duma. Bëni ca durim dhe firmat do të publikohen dhe jeni në të drejtën tuaj që t’i kerkoni vazhdimisht.

      Fiksi e Top Channel dihen se kush janë, krijime të njerëzve të ulët dhe të poshtër, po juve lapsi qe ju mbajmë në nje standard tjetër, çfar kujtoni se po bëni??!! Turp !!

  2. Hahahahahah sa qenka munduar Fiksi i Filipit dhe Benit-qe-ecen-vete!
    Emision gjobaxhi me baxhella meshkuj e gazeptare puniste sorrosiane

  3. Vete fakti qe jane hedh ne sulm Merot, Balot, Larot e Ramazanit ne mbrojtje te Lulushes, eshte nje fakt domethenese qe “Republika e re” e Lules eshte “opozita” fasade qe do Rilindja.

    Mjafton kjo qe pa llogaritur 4 humbjet per 8 vite qe Lulen ta heqin me ceremoni.

  4. Ah ju qe komentoni ketu jeni idiote e kaluar idioteve o 50 dhe 60 vjecare me IQ te ulet dhe bastarde qe mbani ne kembe kete sistem.

    Flasin per Saliun ende sikur eshte 1992 nderkohe qe Saliu eshte kafsha dhe anti shqiptari me i madh i historise.

    Ne vend qe shpresoni per shkrirjen e PD-se dhe me pas te shkrihet edhe PS-ja, beni ison e Sal kafshes.

    1. O deutche ZDAP, hajde na e rruaj Ramazanin te gjitheve ketu si berber me IQ-te larte e si komunist me green card qe je. Saliu me gjithe te keqiat e te mirat e veta, mund te te mos pelqeje dhe mund ta urresh por ai direkt apo indirekt ne keto momente po i ben nje favor shume te madh PD-se direkt, dhe gjithe shqiptareve indirekt.

      Gjithsesi, ti e ke IQ-ne shum te “larte” dhe nuk i kupton ca gjera te thjeshta.

      1. Koncepti IQ, më duket se bëhet në degët e fakulteteve të sociologji-filozofi dhe mësuesi.

        Nisur nga kjo komentuesi ose është student në këto degë, ose ka mbaruar po në këto degë.

        Studentët që shkojnë në këto degë, me pak përjshtime janë studentë të 5, pavarësisht se në dëftesë mund të kenë edhe 7 dhe 8.

        Studentët me IQ të lartë nuk shkojnë në degë të tilla.

    2. Nuk po i ben njeri ison saliut o nipi i Einstein-it, por po merremi me katandisjen e medias qe degjeneron ne kllounada si kjo!!!!
      E pive kafen te Blloku sot?

  5. Nje tjeter hack nga klyshi gjobaxhi i Filip Cakullit, Saimiri fiksit. Ky legen bente sekserin e thori sollakut kur ishte kprokuror..ja conte eurot direkt ne kazino te selanikut.

    1. Ja edhe nje firme e fallsifikuar. Thone qe firmosin delegatet dhe dhe jo anetaret. Pervec kesaj. Kush i verteton se firmat jane autentike? Ka procedura per kete. Kjo puna e firmave eshte nje populizem komunist qe vetem Sala si komunist qe ka qene e di shume mire se si manipulohen. Nuk eshte kuptuar asnjehere si mund te jesh demokrat dhe te kesh nje lider komunist.

      1. O idiot sot nuk mund të verifikosh 4200 firm pa harxhuar nja 2 javë kohë etj.

        Me 11 nëntor, ata që janë kundër kuvendit të verifikojnë se janë të lirë për ta bërë këtë, se a janë 4200 delegatë apo jo.

        Nqs nuk janë do të thotë se gënjen Berisha, nqs janë 4200 delegatë do të thotë që gënjenjnë luli, bardhi analistët e ramës dhe ju që jeni të prirur të besoni ata.

    2. O Fatmir, po ti ç’pate? I shitur tek Rama. Po ne këtë po themi, që jo çdo anëtar I PD-së mund të firmosë. Firmosin vetëm delegatët.
      Fshije komentin, idiot.

  6. ky Berisha ishte president para anarkisë së vitit 1997 atje. Ai është don-i (shefi) i mafies shqiptare. Shqipëria, përgjithësisht është shtet pa rëndësi. Anarkia është gjithmonë shumë pranë atje”.

    Një ditë më pas, në 22 janar, analisti informon sërish shefin e tij, duke i thënë se ai beson se situata do qetësohet me kalimin e ditëve.

    Qendra kërkon informacion për ndikimin e Berishës në Kosovë e Maqedoni. Në këtë pikë analisti i Stratfor shkruan:

    “Pavarësisht çfarë thotë, përgjithësisht Berisha nuk ka shumë rol në rajon. Ai shihet si model i liderit të vjetër.Mbajeni salihun ne muret e shtepive tuaja o shpellkare me prasin ne bythe dhe mod tentoni t’na e shisni djallin salih karaxhic berisha si engjell

  7. Shkrim i saktë te lapsi sot. Nëse i ka firmat (unë besoj që i ka) ti tregojë. Por mesa duket Sala nuk do kuvend, do rrëmujë – si gjithmonë.

    1. Unë nuk njoh ndonjë malok kaq idiot sa ti, megjithëse jetoj mes tyre.

      Ti edhe beson se i ka firmat edhe beson se Sala nuk do kuvend, por rëmujë!!!!!!

      1. Pse nuk i tregon atëhere, o Sherlok? Nuk do kuvend, prandaj. Ai do të grumbullojë fanatikë e trutharë (siç duket që jeni dhe ju) të bëjë ndonjë rremujë (siç ka bërë nga 1991 dhe këtej).

  8. Per te gjithe ju qe kurre nuk jeni marre me zgjedhje apo me struktura partiake dhe beni siç ua thote mendja juaj,apo kapoja qe u ushqen dhe per te cilin dhe familjen mund t’ia besoni atij,kapos !
    Ka nje rregjister te plote te delegateve te seciles dege dhe aty jane te shkruar te gjithe delegatet,emer,atesia,mbiemer,nr.i leternjoftimit elektronik,pozicioni ne strukture,nr.e dokumentit te PD,nga kryetar seksioni e lart dhe nr telefoni te secilit !
    Ti,filipi,ben bilushi,gazja bardhi,grida duma dhe te tere dynjaja mund te plotesojne formular por ka nje problem ?!
    Eshte i paqene ne rast se te dhenat e tij nuk perputhen me te dhenat e rregjistrit te antareve te PD-se,antarit te kuvendit kombetar dhe funksionit ne strukturen e PD-se,nr e ID-se !
    Keshtu qe ai formular ne nje moment shperqendrimi te strukturave dhe trukut te gjobvenese dhe sherbimaxhive te rregjimit kriminal te edi rames ,”u realizua” por eshte NUL !
    Ne hyrjen e Pallatit te kongreseve do te jete rregjistri i delegateve dhe mandatareve te kuvendit,dhe secili qe hyn ne salle e cila eshte e ndare ne njesi vendore do te verifikohen,kaq e thjeshte eshte !
    Me durim dhe cdo gje do te shkoje per mrekulli dhe do te shikoni se do te kete dhe nga ata qe nuk kane firmosur !
    E sigurte kjo.

  9. Jane hedh te gjithe ne sulm per te vene ne dyshim vertetesine e firmave. Kjo do te thote qe Sala i ka firmat dhe e tejkalon numrin e mjaftueshem. Prandaj Lul Basha shpalli daten e tij te “Kongresit”…

  10. Fiksi paska fute nji gazetare…!?
    E po nga 4200 firma hekim nji firme falso,perfundimi 4199.
    Hiqini edhe nja 2000 ,ne se doni)….perfundimi=2199!
    Pra ka kalu’ numrin e duhur per t’u mbledhe kuvendi i PD-se.

  11. Investigim leshi si gjithmonë. Qëllimi i fiksit nuk është të informojë publikun por të gënjejë dhe ata e dinë shumë mirë këtë prandaj është e kotë të debatosh dhe të japësh argumente. Për top-channel e për të gjithë ata gazetarë që nuk merren me thelbin por me cicmice politike përgjigjen më të mirë e ka dhënë paloka ku fton gazetarët të verifikojnë firmat. Lulzim basha do të shkarkohet me votë dhe votat ose janë ose nuk janë, menyrë tjetër nuk ka e nëse mendon që mund të drejtojë pd-n pa marre një votëbesim të ri atëherë ramën nuk ka “amerikan” që ta largojë nga pushteti të paktën për nja 8 vjet të tjera.

  12. @ myzeqeqar
    Mos i shaj myzeqaret dhe lalet
    Edhe ti maloku.
    Verioret e quajne veten malesore
    Janë shumë inteligjente ,dhe trima
    Po mos të ishin kështu nuk do të ngrihej Abdyl Frashëri ta bënte lidhjen.veri jug në Prizren.
    Kësaj ndarjes veri-jug i.eshte mëshuar shumë se fundmi. Sidomos patronazhist që janë një rrace spiunash për 2 leke merren me këtë ndarjen.
    Myzeqaret jane njerëz të mirë sepse kanë bashkëjetuar me njerëz të ardhur nga të katër anët e Shqipërisë pasi pothuajse të gjithe kampet.e internimit ishin në myzeqe .
    Kete e di mirë sepse me origjinë jam nga veriu dhe kam lindur e rritur në myzeqe se ashtu donte bajga ppsh.qe eshte ndare copa copa në tre parti .fix vegel qorre e qeverisë
    Vajti të gjejë gabimin të berisha që është babai i informacionit që e gjen.avionin dy dite para se të bjerë.?

    1. Zotëri, ku e pe që unë shava Malokët? Pastaj, unë e vë emrin Malok sepse jam, jetoj dhe po trashëgoj nga malësitë e veriut. E konsideroj vehten Malok dhe shumë krenar biles. Shkruaj në gjuhë letrare sepse kështu kanë rënë dakord të parët tanë dhe duhet ti rrespektojmë ata dhe vetë gjuhën tonë.

  13. KATNAR(17 :27)
    Me fal,por sic e kupton ti edhe une pseudonimet jane per humor.
    Ju kane internu’ tamam atje ku pat lind kryekrimineli Mehmet Shehu….dhe shume te tjere zvarranike te PKSH-PPSH-PSSH-se.Jo pa qellim ne fillim, kampet famekeqe te te denuarve politike ,ishin ne LushnjeTerbuf,Bubullime,Ballsh,Tepelene zone operative Mallakakakarster.Ma vone u hapen edhe te tjera ne veri Rubk,Spaic Mamurras tj.
    Me qe je verior mos u ofendo nga humori.

  14. E gjitha ndodhi vetëm pak minuta se vetë Z. Sali Berisha të paraqitej në ‘Foltoren” e radhës në Fushë Krujë ditën e djeshme më dt 16 nëntor 2021. Gjatë pritjes së mbërritjes së Berishës gazetarët e Fiksit i kërkuan një anëtari të PD-së formularë për t’i plotësuar dhe firmosur. Pa nguruar ai u solli dy formularë pa i pyetur as nëse ishin delegat apo anëtar të PD-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *