• |
ide | kryesore

FOTO/ Vrasësit e fëmijëve, krimet makabre që kanë tronditur vendin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Krimi horror në një fshat të Fierit ku një person ka vrarë fëmijën e fqinjit vetëm 8 vjeç ka shkaktuar një reagim të fortë publik.

38-vjeçari Klodian Çalamani që tashmë është vënë në pranga u shtohet listës së atyre që kanë kryer krime mbi fëmijët dhe që kanë tronditur të gjithë. Në 30 vitet e fundit kanë qenë disa ngjarje makabre të personave, shpesh herë me probleme mendore, që u kanë marrë jetën fëmijëve të mitur të lagjes apo fshatit.

E vrava dhe e groposa me baltë në oborr!”/ I mori jetën 8-vjeçarit, ja  momenti kur autori i krimit makabër bie në prangat e Policisë
Klodian Çalamani

Rasti më i fundit ishte ai i 18 gushtit 2016.

Jorgo Zani, një i sëmurë mendor në Palasë të Himarës vrau dhe masakroi një fëmije 12-vjeçar, të cilin e kishte kushëri. Vogëlushi kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet duke qëndruar tek gjyshja e tij. Zani e kishte qëlluar me një sëpatë duke i prerë kokën të miturit.

Drejtori i spitalit psikiatrik të Vlorës: Jorgo Zani u shtrua 10 ditë, e  nxorri i ati - Opinion.al

Pas lajmërimit të policisë nga banorët ai u vu në pranga. Pak kohë pas krimit edhe ndërroi jetë në spitalin e burgut në Fushë-Krujë ku kreu vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca e katit të dytë.

Në 30 dhjetor të vitit 2012 një tjetër krim i rëndë tronditi Tiranën kur u denoncua rrëmbimi i një fëmije vetëm 10 vjeç në zonën e Laprakës i identifikuar si Julian Çela. Për këtë ngjarje u arrestua Ardian Prrenjasi.

ardian-prrenjasi
Ardian Prrenjasi

Ai në fillim e pranoi se e kishte dhunuar dhe vrarë të miturin duke e hedhur trupin e tij në Sharrë, por më pas e tërhoqi dëshminë duke u shprehur se pranoi nën presionin e policisë. Përrenjasi u dënua me 25 vite burg, por trupi i të miturit nuk u gjet kurrë.

Në 23 tetor të 2007-ës u zhduk në Dibër vogëlushi 10-vjeçar Besim Çenga. Ai u gjet pas 5 ditësh në një përrua afër fshatit Tomin, 7 km larg Peshkopisë. Për ngjarjen u arrestua Shpëtim Ziza që kishte mashtruar 10-vjeçarin duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, por e kishte dhunuar dhe më pas vrarë. Ziza vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

shpetim ziza – Lapsi.al
Shpëtim Ziza

Një tjetër krim i rëndë daton vitin 2005. Në Çukë të Sarandës, Klodian Salija, përdhunoi dhe vrau 6-vjeçarin B.Sh. Ai dyshohej në atë kohë se kishte kryer edhe krime të tjera, por ende të pa zbardhura.

Një tjetër ngjarje e rëndë daton në 4 shtator të vitit 2003 kur Liliana Mulliri nga fshati Vidohovë e Korçës vrau Alberto Xhihanin një fëmijë 8-vjeçar. Ajo e copëtoi trupin e të miturit dhe e hodhi në një pus. Trupi i të miturit u zbulua gati 2 vjet më pas në 30 nëntor të vitit 2005.

Masakroi dhe hodhi në pus nipin e të dashurit…por Gjykata i ul dënimin
Liliana Mulliri

Në burg u fut njëkohësisht edhe ish-i dashuri i saj Gentian Xhihani, xhaxhai i fëmijës Alberto Xhihani, për moskallëzim krimi. Mes të dyve kishte pasur një lidhje intime jashtëmartesore dhe pas ndarjes ajo ishte hakmarrë duke i vrarë nipin. Historia tragjike vijoi edhe më pas kur disa vjet më vonë u gjetën të vrarë të 3 djemtë e Liliana Mullirit kur ajo ishte ende në burg. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Pushtimi Otomane Turke Enver Hoxha Edi Rama Sali Berisha ilir Meta dhe Lulzim Basha e kane kthyer shoqrine Shqiptare në nje bishe të eger që veqe dhune vrasje dhe share jep as gjë tjeter… Ju veq shifni fjalorin që perdorin (politikanet) sote në puplike…. Sali Berisha ne foltoret e tija dhe në konforenca për shtype Lulzim Basha dhe Edi Rama Erdogani Turk me klyshet e tyre ne palament si Agron Gjekmakaj dhe Ervine Saljani.. Ky eshte problem sote prandaje ndodhin keto krime mostroze nje shoqrie që jetone gjith jeten nen dhune dhune do Japan dhe të dhunshem do bëhen kjo dihet

  2. Vjehrra e zëdhënëses së Berishës nuk përmbahet: Saliu e ktheu këtë popull në skllav, zhduku demokracinë

  3. në fillim dua të informoj kolegët se edhe Gaz Demi ka plotësuar formularë për PD-në. Ish-zyrtarë të PD i kanë shkuar demokratëve për t’u kujtuar nderet, bukën që të firmosin. Edhe sikur formularët t’i hapim, ata formularë nuk kanë as datë as orë, siç janë rregullat. Këto i ka përcaktuar vetëm zoti Berisha një ditë të bukur, pa pyetur njeri.

  4. Lapsi keni harruar djalin e biznesmenit tropojan qe vrau me makine 200km ne ore 2 vajzat e vogla me prinderit qe erdhen nga Greqia me pushime ne Shqiperine Socialiste te Edi Rames e shoqes Yuri kim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *