• |
ide | kryesore

George Clooney flet për tragjedinë e ndodhur në filmin ‘Rust’ : Ishte cmenduri

-Instant, Paparazzi, Slider



George Clooney ka reaguar së fundmi ndaj vrasjes aksidentale të kineastes, Halyna Hutchins në xhirimet e filmit ‘Rust’.

I ftuar në podkastin e WTF me Marc Maron, aktori tregoi se ishte çmenduri që në xhirimet e filmit  kishte plumba të vërtetë. Gjithashtu ai  akuzoi në njëfarë mënyre Alec Baldwin i cili ishte producent i filmit për injorim të kostove që çuan në punësimin e përgjegjësve të armëve pa përvojë.“Unë nuk e njoh aq mirë Alec. Unë kam qenë duke parë lajmet dhe duhet të them, ata kanë e kanë gjetur “të keqin”, që ishte ndihmës regjisori. Ai mund të jetë një idiot, unë nuk e njoh fare djalin, por kam 40 vjet që jam në xhirime dhe personi që të jep armën, personi që është përgjegjës për armën është ose mbështetës. Pikë. Çdo herë që më jepet një armë në xhirime, e shikoj, e hap, ia tregoj personit të cilit po e drejtoj, ia tregojmë ekuipazhit, dhe në çdo skenë e dorëzoj te përgjegjësi për armët dhe kur mbaron, bëhet e njëjta gjë përsëri. Një pjesë është për shkak të asaj që i ndodhi Brandonit (Brandon Lee). Të gjithë e bëjnë atë. Të gjithë e dinë. Ndoshta Alec e ka bërë këtë, shpresoj ta ketë bërë, por problemi është se modelet false janë të ndërlikuara. Sepse duken si plumba të vërtetë. Ata kanë një vrimë të vogël prapa ku dikush ka nxjerrë barutin”, u shpreh Clooney.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *