• |
ide | kryesore

Kane arrin Lineker në podiumin e Anglisë: ish-sulmuesi falenderon Southagate që e zëvendësoi

-Instant, Sport



Goleada historike për Anglinë që i shënoi madje 10 San Marinos së shkretë, kishte protagonist të madh qendërsulmuesin Harry Kane, i cili me pokerin e fiksuar u ngjit në podiumin e golashënuesve më të mirë në historinë e Tre Luanëve.

Pikërisht kështu, sepse sulmuesi përdori të gjithë repertorin e tij për të arritur në kuotën e 48 golave në total me kombëtaren e Mbretëreshës dhe vetëm yëvendësimi i vendosur nga tekniku Southgate e pengoi atë të shkonte përtej katër rrjetave. Një zëvendësim që ka bërë të “lumtur” edhe Gary Linekerin, një ish-futbollist historik, me të cilin Kane tani ndan podiumin e golashënuesve më të mirë të Anglisë. Ish-sulmuesi ka komentuar në rrjetet angleze gjatë natës me disa postime vërtet të këndshme, duke i dhënë jetë një shfaqje të vërtetë në rrjetet sociale.

“Kjo ishte dicka shumë e menduar nga Southgate. Riktheu Kane në pankinë në mënyrë që unë të shijoj akoma pak lavdi për disa muaj,” shkroi Lineker duke iu referuar faktit se nëse sulmuesi do të kishte qëndruar në fushë ai mund të kishte kaluar 48 golat dhe për këtë arsye do ta kishte zbritur nga podiumi i më të mirëve. Tani përpara Kane – dhe Lineker – janë vetëm Bobby Charlton me 49 gola dhe Wayne Rooney me 53 ndër sulmuesit më të mirë të Anglisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *