• |
ide | kryesore

Lushnjë/ Shpallen në kërkim dy persona që kanosën një 14-vjeçare nëpërmjet telefonit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona nga qyteti i Lushnjes janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kërcënuan në telefon një 14-vjeçare. Policia njofton se shtetasit M.K., 18 vjeç dhe D.H., 23 vjeç, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë kërcënuar dhe shqetësuar përmes telefonit një 14-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit M. K., 18 vjeç dhe D. H., 23 vjeç, banues në Lushnjë pasi dyshohet se kanë kërcënuar dhe bezdisur në telefon në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 14 vjeçe”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *