• |
ide | kryesore

Meta thyen heshtjen: E kam këshilluar Bashën ta dëgjojë Berishën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste në RTV “Ora News” foli mbi përplasjet në PD, ku kreu i PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë thirrur dy Kuvende në data të ndryshme.

Meta tha se kjo është një ngjarje që nuk i takon të shprehet, por shtoi se është fakt që opozita ka një problem të rëndësishëm me lidershipin që nuk mban përgjegjësi.

“Më futët në parashikime dhe paragjykime, mbi ngjarje që nuk më takojnë mua. Doni që unë të shprehem për kandidatët? Duhet ta dini që ka gati një vit që nuk jam takuar me zotin Berisha dhe do të përpiqen të shmang çdo takim të paktën edhe disa javë.

Pastaj shpresoj të takohem edhe me të edhe me zotin Basha, me çdo zotëri tjetër. Nuk i paragjykoj, ato janë punë që i vendosin demokratët. Por mendoj se të gjithë duhet të sillen me shumë përgjegjësi në raport me Partinë Demokratike, me misionin e saj opozitar.

Dhe duhet t’i japim fund situatës ku askush nuk mban përgjegjësi. Po sikur përgjegjësia gjithmonë të transmetohet te dikush tjetër? Unë në raportin tim, kam qenë i hapur me të dy, për të njëjtat çështje, të njëjtat qëndrime, nuk kam asnjë kompleks.

Këshilla që i kam dhënë gjithmonë zotit Basha ka qenë, ta respektojë gjithmonë zotin Berisha, por të vendosi vetë edhe kur zoti Berisha, ai mendon që mund ta ketë gabim. Por asnjëherë të mos bjerë viktimë e diversioneve për të injoruar kontributet e tij, apo vlerat e tij, sepse në fund të fundit dihen këto vlera. Por nuk hyj në këtë raport”, – tha Meta.



5 Comments

  1. ky Berisha ishte president para anarkisë së vitit 1997 atje. Ai është don-i (shefi) i mafies shqiptare. Shqipëria, përgjithësisht është shtet pa rëndësi. Anarkia është gjithmonë shumë pranë atje”.

    Një ditë më pas, në 22 janar, analisti informon sërish shefin e tij, duke i thënë se ai beson se situata do qetësohet me kalimin e ditëve.

    Qendra kërkon informacion për ndikimin e Berishës në Kosovë e Maqedoni. Në këtë pikë analisti i Stratfor shkruan:

    “Pavarësisht çfarë thotë, përgjithësisht Berisha nuk ka shumë rol në rajon. Ai shihet si model i liderit të vjetër.

    1. UUU sa frike. Dhe ky i gjati prape do te rrije gjate ne pushtet. Thjesht kjo PD nuk ka cfare aron me. Po qe per dhune ate e ka me shumice.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *