• |
ide | kryesore

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet i riu në Shkodër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi është shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Pas një pune hetimore, u bë i mundur arrestimi i shtetasit E.L., për të cilin gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë. E.L. dyshohet si autori i ngjarjes së 21 marsit në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi M. F.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *