• |
ide | kryesore

Ngacmonin dhe kërconin një vajzë të mitur në celularë, shpallen në kërkim dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit



M. K., 18 vjeç dhe D. H., 23 vjeç, banues në Lushnjë janë shpallur në kërkim nga policia.

Raportohet se këta dy persona se kanë kërcënuar dhe bezdisur në telefon në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 14 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit M. K., 18 vjeç dhe D. H., 23 vjeç, banues në Lushnjë pasi dyshohet se kanë kërcënuar dhe bezdisur në telefon në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 14 vjeçe”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *