• |
ide | kryesore

Ofendimet në parlament/ Balluku: Gjekmarkaj na tha “haremi i Ramës”, Basha na quajti “kukulla”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Parlamenti është përfshirë nga një seri diskutimesh mbi etikën në komunikim pavarësisht se në rendin e ditës duhet të flitej për buxhetin. Belinda Balluku, ministre e infrastrukturës iu drejtua deputeteve të opozitës për t’i thënë se indinjimi i tyre për shprehjet e Ramës nuk ishte i sinqertë, pasi Gjekmarkaj u ka thënë më herët se ishin “haremi i Ramës”, ndërsa Basha i kishte quajtur gratë dhe vajzat e PS si “kukulla, pas të cilave qëndrojnë kriminelë”.

Në reagimin e tij, Gjekmarkaj tha se fjalën “harem” e kishte përdorur si koncept që ishte përdorur që nga Epi i Gilgameshit dhe deri tek Odisea dhe jo në konceptin seksual të haremit të sulltanëve.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *