• |
ide | kryesore

Plas në Beograd/ Palmer dhe Grenell përmenden si të paguar me para serbe

-Instant, Kryesore



Dy emra amerikanësh shumë të njihur për publikun shqiptar, Ai i Richard Grenell, që si përfaqësues speciali i presidentit Trump për Kosovën dhe Serbinë, që u implikua në rrëzimin e qeverisë Kurti 1 dhe ai i të dërguarit special për Ballkanin, Matthew Palmer janë kthyer në një mollë sherri në Beograd. Akuza ndaj tyre: “Janë paguar për të mbrojtur interesat e Serbisë”. Sipas një lajmi që portali serb Nova.sr e ka vendosur në ballinën e tij, pagesa nuk është bërë drejtpërdrejt nga qeveria, por nga Dhoma ekonomike e këtij vendi. Ajo i ka paguar kompanisë “Yorktown Solutions LLC”, 1.3 milionë dollarë, në tre vite, për shërbimet e saj lobuese përr ndihmën ndaj qeverisë serbe, për këshilla ekonomike dhe kontakte të nivelit të lartë.

Lexo me tej:

Profil/ Matthew Palmer, amerikani anti opozitë

Në listën e emrave të kësaj kompanie rrezultojnë edhe Richard Grenell me Matthew Palmer.

Një aluzion i tillë do të hidhte shumë më tepër dritë në aktet dhe veprimet kontroverse që Grenell ka ndërmarrë kundër qeverisë Kurti në Kosovë dhe Palmer pro asaj Rama në Tiranë, sidomos në shantazhimin e opozitës në kohën e bojkotimit të zgjedhjeve lokale.

Por tani për tani lajmi i publikuar në shtypin serb nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur hipotezën e hedhur. Sipas atyre që pohojnë të kundërtën, nuk rezulton askund se Grenell dhe Pallmer janë paguar me para serbe, ata vetëm figurojnë në listën e kontakteve të kompanisë “Yorktown Solutions LLC”, e cila punonte si e kontraktuar nga Beogradi. Pak a shumë e këtij qëndrimi ka qenë edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiç.

Andi Bushati: Iluzioni i verbër i një ‘Pax Americana”

Ajo përmes një Twitteri e ka hedhur poshtë këtë insinuatë: “E mohoj kategorikisht gënjeshtrën brutale dhe të turpshme në faqen e parë të tabolidit Nova: se Matthew Palmer dhe Richard Grenel janë lobistë për Serbinë. Gënjeshtrja të tilla i shkaktojnë dëm të drejtëpërdrejtë Serbisë”, ka shkruar Bërnabiç.

Kush është gruaja serbe që qëndron pas Matthew Palmer

Sidomos për Palmerin që ka punuar kohë më parë në Beograd dhe është i martuar me një serbe, këto akuza nuk janë ngritur për herë të parë. Para disa javësh në Bosnje ai u akuzua se ka qenë i përfshirë në projektin për ndarjen e kosovës dhe për një zgjidhje me shkëmbim popullsish dhe territoresh. Edhe radioja publike gjermane Deutsche ëelle theksoi besueshmërinë e tij të rrënuar në rajon si pasojë e përfshirjes në këtë aventurë. 

©Lapsi.al



10 Comments

    1. Për idiotë si ty edhe me ta qi mamin komshiu a dikush tjetër është normale.

      Me ta qi edvini apo Saliu je i nderuar.

      Deri tani ta ka qirë edvini, pas 6 muajsh do të ta qijë kurvën Saliu.

      1. Car njerezish mban kjo toke….
        Shif o njeri hallet e tuja, ska ce duhet ty se me ke qihen apo nuk qihen mamat e te tjereve.

        1. Ke shumë të drejtë, por ai ordineri injorant të cilit i replikova nuk meriton ti përgjigjesh me kulturë dhe me argumente, sepse kur për një rast ku në mënyrë të përsëritur personat si PALMER e GRENELL KANË NDËRHYRË BRUTALISHT në çështje të brendshme qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, të bësh atë koment siç kishte bërë ai nuk meriton tjetër përgjigje, veç asja që i dhashë se atë gjuhë njohin.
          TUNG!

      2. Po mir mer kari po mamin tend kush e shkerdhe? Po motres tate kush ja shkelyn gojen nkar? Shih merr pederast punet e tua lere dynjan rehat pall kari

  1. ”” Ne fakt nuk rezulton askund se Grenell dhe Pallmer janë paguar me para serbe, ata vetëm figurojnë në listën e kontakteve të kompanisë “Yorktown Solutions LLC”, e cila punonte si e kontraktuar nga Beogradi. ””

    Pra Serbet kane paguar nje kompani lobuese . ( deri ketu nuk ka asnje gje BOMBASTIKE, te pa ligjshme).
    Kjo kompania ka patur ne listen e kontakteve dhe Grenellin dhe Pallmerin. Natyrisht qe kompanite lobuese kane listen e tyre te kontakteve se tek ata do lobojne . Por te arrish te thuash se ‘U PAGUAN NGA SERBET ‘ … eshte nje cike sikur te besh lajm per klikime .

    1. Ti po mundohesh te verifikosh faktet akoma te paplota, apo te genjesh veten dhe te shfaqesosh lidhjerin tend?

  2. Si ju djeg disave ne konente, skeni bythe te thoni qe me plehra se amerikanet nuk ka , thjesht mbushin xhepat e tyre dhe nuk jua ndien fare po fare se cfare ndodh me popullin shqiptar , ata vijne dhe kush ju hedh me shime per ate bejne tifo kaq. Kjo qenka Amerika e pakorruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *