• |
ide | kryesore

Policia merr masa për trafikun në zonat ku po kryhen punime për Unazën e Madhe

-Instant, Arkiva, Lajme



Përgjatë 48 orëve të fundit, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë angazhuar shërbime të shtuara në funksion të rregullimit të trafikut kryesisht në zonat ku po kryhen punime për zhvillimin e projektit të unazës së madhe, pranë shkollave publike dhe jo publike si dhe zona të tjera të kryeqytetit ku evidentohet ngarkesë e shtuar trafiku.

Krahas masave për rregullimin e trafikut, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në bashkëpunim edhe me patrullat e tjera policore, janë përqendruar në rrugët urbane kryesore dhe të tjera, me fokus parkimet në rresht të dytë, në korsitë e lëvizjes si dhe pozicionimet e gabuara në korsitë e lëvizjes, shkelje të cilat janë shkak për trafik të rënduar dhe sjellje agresive nga përdoruesit e rrugës.

Sa me sipër, duke konsideruar vështirësitë e qarkullimit në oraret e pikut në kryeqytet, kontrollet e rrugorëve të kryeqytetit ndaj shkeljeve që janë pengesë pë qarkullimin do jenë në vazhdimësi dhe me sanksione administrative maksimale.

Në funksion të kontrolleve parandaluese, përgjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar dhe:
• Arrestuar në flagrancë 4 drejtues automjetesh në gjendje të dehur dhe të pa pajisur me leje drejtimi.
• Konstatuar dhe proceduar administrativisht 12 drejtues automjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
• Ndëshkuar me masë administrative 12 drejtues mjetesh për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

• Ndëshkuar me masë administrative 14 drejtues mjetesh për xhama të errësuar jo në përputhje me kriteret e miratuara në udhëzimin përkatës.
• Pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• Ndëshkuar me masë administrative 56 drejtues motomjetesh për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.

• Ndëshkuar me masë administrative 112 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.
• Ndëshkuar me masë administrative 436 automjete për ndalim qëndrimi dhe parkime të tjera në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Vetëm tre ditë më parë në zonën e Astirit, një zonë ku po kryhen punime në kuadër të Unazës së Madhe dhe të ngarkuar pothuajse gjatë gjithë kohës me trafik u vranë dy të rinj, teksa autorët u arratisën pa gjurmë, ndonëse pas disa minutash një automjet që dyshohet se ishte i tyre u gjet i djegur në Thumanë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *