• |
ide | kryesore

Letra e Blinken/ Falenderim Shqipërisë për afganët

-Instant, Lajme, Të fundit



Përmes një letre zyrtare të dërguar Ministrisë së Jashtme, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony J. Blinken ka falënderuar Shqipërinë për angazhimin e saj për strehimin e refugjatëve afganë në vendin tonë, pas rimarrjes së pushtetit nga ana e talibanëve. Në letrën drejtuar Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka shprehet mirënjohje ndaj Shqipërisë dhe për kontributin e dhënë nga ushtarët shqiptarët gjatë aksioneve të NATO-së në Afganistan.

“Në emër të Departamentit të Shtetit, dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen tonë më të thellë Republikës së Shqipërisë që ishte vendi i parë që ofroi një “parajsë të sigurt” për afganët e rrezikuar dhe për zemërgjerësinë e kurajën që kanë treguar njerëzit tuaj gjatë operacioneve të NATO-s në Afganistan”, shkruan ndër të tjera sekretari i Shtetit amerikan.

Për Blinken, “trupat shqiptare ndihmuan në krijimin e një ambienti të qëndrueshëm dhe të sigurt për forcat tona, si dhe për popullin afgan. Prania e tyre ka bërë të mundur që Aleanca e NATO-s të kryejë operacionet e saj, t’u mundësojë vajzave të reja ndjekjen e shkollës, si dhe kanë bërë më të sigurt jetën e përditshme për shumë afganë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë thellë marrëdhënien tonë të ngushtë me Shqipërinë dhe mbetemi besimplotë në vazhdimin e këtij partneriteti strategjik për avancimin e interesave tona të përbashkëta”.

Në misionin “Resolute Support Mission” në Afganistan, Shqipëria ka dislokuar gjatë viteve rreth 4 mijë ushtarë.



7 Comments

  1. Zoti Blinken u be kohe qe po te presim. Kur do na sjellesh nje prove konkrete per Berishen qe e shpalle non grada. Akuzat e vetme qe ke bere gojarisht jane politikan i korruptuar dhe cenon sigurine kombetare. Te korruptuar jane 95 perqind e politikaneve ne bote, provat konkrete ku jane. Si mund te cenoje sigurine kombetare nje person 75 vjec qe shkruan ne faqen e tij ne interenet. Perralla me Amerike brenda. Let’s go Brendon

  2. Po ndonje nga keta refugjatet qe presin ne kufirin e Bjellorusise a do na sjellesh se mezi po presim dhe po na vyshken lulet

  3. pra ju per interesat e juaja per mbajtjen e njerezve qe ju sherbyen juve po mbyllni syte para nje regjimi qe po shpopullon nje komb dhe po e varferon cdo dite te pakten na e kurseni hipokrizine me perrallat e miqesise me popullin tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *