• |
ide | kryesore

Video/ Betejë ligjore në F1 mes Mercedes e Red Bull: zbulohen imazhe që evidentojnë fajin e Verstappen

-Instant, F1, Sport, Video



Mercedes kalon në kundërsulm dhe përgatitet të bëjë betejë me Red Bull edhe jashtë piste. Skuderia e Brackley në fakt ka vendosur të apelojë për të drejtën e rishikimit (neni 14.1.1 i rregullores) në lidhje me duelin mes Lewis Hamilton dhe Max Verstappen që u zhvillua gjatë GP të Brazilit. Në qendër të gjithçkaje është parakalimi rrotë më rrotë aq i diskutueshëm në fillim të xhiros 48: holandezi dukej se kishte zgjeruar trajektoren e tij në kthesën 4 për të shtyrë rivalin e tij jashtë piste dhe për të penguar përpjekjen e tij për parakalim, por komisarët e garës kanë vendosur që të mos ndërhyjnë me ndonjë sanksion gjatë garës. Të martën, megjithatë, F1 bëri të disponueshme imazhe të reja që, sipas Mercedes, nxjerrin në pah fajet e holandezit.

Në një Botëror të destinuar për t’u vendosur në frymën e fundit, ku çdo pikë do të ketë rëndësi, skuadra anglo-gjermane zgjedh të luajë edhe këtë kartë, si për tiu përgjigjur penalizimit të aplikuar ndaj Hamilton për parregullsinë e konstatuar në hapjen e krahut të pasëm dhe të sjellë në vëmendjen e komisarëve pikërisht nga Red Bull. Më pas Leëis fitoi njësoj garën, por gjatë fundjavës së Interlagos nuk munguan përplasjet, veçanërisht mes dy drejtuesve të ekipit Toto Wolff dhe Chris Horner. Me pak fjalë, ka një luftë të hapur mes dy skuderive dhe sfida tani spostohet në Katar, në pritje të rezultatit të apelit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *