• |
ide | kryesore

Aksidentohet furgoni i shkollës në Tiranë/ 13 nxënës dhe mësuesja përfundojnë në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë, ku është përfshirë një furgon i transportit të nxënësve.


Aksidenti ndodhi rreth orës 13:40, në Yzberisht, teksa janë përfshirë në përplasje mjeti fugon që transportonte disa nxënës shkolle me drejtues shtetasin A. H me mjetin me drejtues shtetasin D. T.


Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

1 Comment

  1. Furgon shkolle pa nje logo dalluese vetem ne shqiperi shikon.
    Komplet pergjegjesi e bashkise. E filloj para disa vitesh me show e propagande , dhe me kontrolle , kurse tani i ka lene ne meshire te fatit.
    Minimale te kene logo qe te dallohet, pasi ngjyre portokalle qe duhet te jene, asnje shkolle nuk e zbaton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu