• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen kritikohet ashpër nga fansat, shkak seriali ‘Squid Game’

-Instant, Paparazzi, Slider



Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj, John Legend, organizuan një festë së fundmi bazuar te seriali i njohur “Squid Game”.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Chrissy postoi disa momente nga festa e organizuar dhe foto të saj e veshur si kukulla në serial.“Nga t’ia filloj! Çfarë nate absolutisht epike. Ëndrra ime për të parë miqtë e mi të luftojnë deri në vdekje u bë realitet,” shkroi ajo në postim.Mirëpo kjo gjë nuk është mirëpritur mirë nga fansat e moderatores të cilët kanë komentuar se “Squid Game” prqendrohet te borxhet ekstreme financiare të njerëzve që janë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetën në një mori sfidash të rrezikshme dhe vdekjeprurëse.“Unë jam fanse e Chrissy Teigen, por ka diçka super të çuditshme që të kalosh fundjavën duke luajtur ‘Squid Game’ me miqtë e tu të pasur” komentoi një ndjekës.“Është kaq e pakuptimtë që një milioner të ftojë miqtë e pasur dhe të rikrijojë ‘Squid Game, e cila i ka rrënjët në dhunën e kapitalizmit,” u shpreh një tjetër.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *