• |
ide | kryesore

Del VIDEO që zbuloi krimin/ Xhiroja e fundit me biçikletë e Mateos 8-vjeçar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Janë publikuar pamjet pak para vrasjes së Mateos 8-vjeçar që u masakrua barbarisht nga fqinji i tij Klodian Çalamëni.


Ishin pikërisht këto pamje të fiksuar nga një kamera sigurie që zbuluan krimin.


Aty duket i vogli me një xhup të kuq që po bënte xhiro me biçikletën që i kishte dhënë autori.

38-vjeçari i kishte kërkuar që t’i blinte diçka dhe i kishte dhënë biçikletën. Nuk dihet se çfarë ndodhi kur i vogli u kthye.

Ai u gjet i mbuluar me baltë në një cep të oborrit pasi ishte goditur me kazmë në kokë.

Sipas dëshmisë së nënës së viktimës, vogëlushi kishte dalë nga shtëpia në orën 08:00, e nuk ishte kthyer më në banesë. Rreth orës 14.30 nëna e tij ka lajmëruar policinë dhe uniformat blu kanë nisur kërkimet.

Autoritetet e arrestuar Çalamanin në gjendje të dehur dhe më pas ai e ka pranuar krimin.

Mbi 38-vjeçarin rëndon vepra penale “Vrasja në rrethana cilësuese, ndaj të miturit”. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu